Normalizohet situata në Kukës, rikthehet energjia në pjesën më të madhe të fshatrave

704
Bashkia e Kukësit njofton se dëmtimet e rrugës së Çajes tek Përroi i Gjicit u zgjidhën dhe është rikthyer qarkullimi normal i mjeteve. Në fshatin Lojme po shikohet mundësia e ndërhyrjes gjatë ditës së sotme, për të siguruar qarkullimin e mjeteve.
Sipas bashkisë, energjia elektrike është rikthyer në pjesën dërrmuese të fshatrave dhe po punohet nga grupet e OSSHE-së për linjat e dëmtuara edhe në ato zona ku ende mungon energjia.
Mësimi sot ka rifilluar në të gjitha shkollat e bashkisë Kukës përjashtuar shkollën 9 vjeçare të fshatit Fshat dhe shkollës fillore në fshatin Domaj.
“Një grup ekspertësh të bashkisë dhe DAR do të vlerësojnë sot gjendjen fizike të shkollës në fshatin Fshat. Të gjitha shkollat dhe institucionet e arsimit parashkollor janë të furnizuara me dru zjarri e lëndë për ngrohje”, thekson bashkia.
Në bashkinë e Kukësit gjatë ditës së djeshme reshjet e dëborës varijuan nga 5 cm në 35 cm në zonat malore.
Sigal