Noka viziton Ballistin në paraburgim “Qeveria nga hero e fut në burg”

47
Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka, aktualisht deputet i Partisë Demokratike takoi në paraburgimin e Vaqarrit Ismail Morinën të njohur si “Ballisti” që ndriti dronin në tetor të një viti më parë në stadiumin e Beogradit. Sipas Nokës burgosja e Ballistit, është sjellje me dy standarde e qeverisë e cila njëherë e shpall hero njëherë e burgos. Kjo vizitës e Nokës vjen një ditë pas asaj që deputeti i LSI-së Spartak Braho zhvilloi me Morinën në paraburgim. “Për të ardhur keq të vish dhe të shikosh një qytetar i cili me 15 Tetor u konsiderua gati-gati hero nga ky kryeministër dhe nga pinxhoja i tij ministri i Brendshëm. Ju thurën lavde dhe detirambe po këtij Ismail Morinës.
Kjo qeveri zbaton paturpësisht dy standarde. Pra e cilësova në ligjëratë të drejtë njeriun që më 14 Tetor e shpallën hero po këta drejtues të qeverisë sot e kanë konsideruar armik dhe pse sepse e lanë pa mbrojtje me qindra mesazhe kërcënimi për jetën ka kërkuar mbrojtje ka kontaktuar me ministrin nuk i është ofruar asnjë mbrojtje dhe sigurisht ka gabimin e vetën që në vend që të merrte armë për vetëmbrojte me leje e ka marrë pa leje”, u shpreh Noka, i cili gjatë deklaratës së tij për mediat ngatërroi datën kur u luajt ndeshja Serbi-Shqipëri në stadiumin “Partizani”, ku njëhërë tha 15 e njëherë 14, që është edhe data e saktë.