Njihuni me shtetin që ndalon festimin e Shën Valentinit me ligj

577
Pakistani është shteti i cili ndalon festimin e Shën Valentinit apo festës së të dashuruarve siç njihet ndryshe. Një gjykatë në Islamabad ka ndaluar festimet për Shën Valentinin në të gjithë Pakistanin, pasi në të kundërt qytetarët do të dënohen.
Gjykata e Lartë e Islamabadit (IHC) ka urdhëruar gjithashtu që edhe mediat të mos bëjnë propagandë për këtë festë dhe të mos publikojnë lajme në lidhje me këtë ditë.
Sipas arsyetimit të Gjykatës Shën Valentini shkakton përçarje tek pakistanezët, ndërsa shumë prej tyre citojnë mësimet fetare. Vitin e kaluar, presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, ibëri thirrje popullit të tij që të mos festojë ditën e Shën Valentinit, duke thënë se ajo nuk është pjesë e traditës myslimane, por e Perëndimit.
“Dita e Shën Valentinit nuk ka lidhje me kulturën tonë dhe ajo duhet të shmanget”, ka thënë Hussain.
Sigal