Njësia bashkiake e Ksamilit mbyll dyert, Floriana mban “rob” ish- administratorin “mëkatar”

997
Sigal

Gazeta “Telegraf” do të zbardhë e do të publikojë të plotë, gjithë letrat e
“historisë” së shkarkimit të këtij ish-Administratorit

 

Floriani i Ksamilit në hall, i kapur dhe i mbajtur “rob” prej zullumeve të
tij nga Floriana e Sarandës

 

Përparim HALILI

 

Gazeta “Telegraf”, publikoi dje një lajm të ardhur në redaksi nga baza
socialiste e rrethit të Sarandës, me burime edhe nga zyrat e bashkisë së Sarandës,
që ka nisur një lëvizje politike për të shpëtuar PS nga shkatërrimi që po i bëhet
prej rilindësve të vitit 2013, lëvizje kjo e menaxhuar prej kryetares së
bashkisë, zonjës Floriana Koka. Kjo nismë me risk për kryetaren e  bashkisë si socialiste që ka përballë
rilindësit, që ajo kërkon të pastrojë, duhet përgëzuar e duhet mbështetur nga të
gjithë socialistët e Sarandës dhe të krejt Shqipërisë, si një mundësi për ta shpëtuar
realisht këtë parti nga uzurpimi. Bashkë me këtë lajm, gazeta publikoi edhe
rastin e praktikave diversioniste e të dhunës administrativo-politike të
shkarkimit përpara 5 muajve prej kryetares së Bashkisë, zonjës Floriana Koka, të
Administratorit të Njësisë Bashkiake të Ksamilit, zotit Florian Sali, shpallur
publikisht ky shkarkim edhe në media në muajin gusht 2016, madje edhe është komentuar
prej socialistëve të Sarandës, si veprim abuziv i kryetares për motive që
fshihen brenda shumë “letrave” që disponon gazeta në lidhje me përmbajtjen e
korrespondencën e zhvilluar mes shefes së Sarandës me vartësin e Ksamilit, por
kundërshtuar e më pas lënë në heshtje edhe prej vetë të shkarkuarit Sali, me emrin
Florian, përzënë nga detyra nga Floriana e bashkisë! Ka pasur edhe shumë reagime
të tjera që e “uronin” në faqen e tij në “Facebook”, që Flori (siç e përkëdhelin)
kishte shpëtuar nga ajo kryetare, nga presionet dhe nga budallallëqet e saj”.
Lidhur me rastin e shkarkimit të Administratorit Florian Sali, ka reaguar dje në
faqen e “FB”, vetë ish-administratori i Ksamilit, me një sqarim dukshëm të
trishtuar, të sforcuar, të porositur, të frikësuar e madje edhe të urdhëruar për
ta bërë… në “FB”! Se përse është shkarkuar Flori i Ksamilit dhe i PS-së dhe
ilegalisht edhe i disa partive të tjera të Sarandës që flasin edhe gjuhë tjetër,
këtë do ta zbardhim në vazhdim. Se çfarë letrash ka lënë prapa në dosjet e një
viti pune si administrator edhe këtë do ta zbardhim. Do të publikojmë  me prova, se ku kanë përfunduar 500 milionë
lekë taksa vendore, të mbledhura në Ksamil. Se cili ka qenë “mirëkuptimi” mes
tij dhe kryetares për të lënë atë detyrë me vendim shkarkimi dhe jo me
“dorëheqje që në qershor”, siç ka deklaruar ai kafeneve e restoranteve të miqve
në Ksamil, të cilët i ndihmonte me taksat dhe gjëra të tjera, të cilat edhe këtë
do ta zbardhim. Pa bërë komente, sqarimin e tij të bërë “FB”, po e publikojmë pa
asnjë ndryshim, ku vihet re një nivel i lartë drejtshkrimi prej intelektuali
bashkëkohor “rilindës”, sqarim në të cilin thotë kështu:

 

FLORIAN SALI: “Me vjen shune keq qe ende sot ka Gazetar
qe me fjalet e tyre mundohen te manipulojne realitetin dhe te vertetat , ashtu
sic ka ndodhur sot ne Artikullin e Gazeta Telegraf kundra Kryetares se Bashkise
Znj.Floriana Koka .

Per sa me perket mua si Florjan Sali , si ish
Administrator i njesise Administrative Ksamil , Distancohem totalisht nga
fjalet e autorit se nuk eshte aspak e vertete se zonja Koka me paska kerkuar te
firmos per interesa te saj dhe se ne Ksamil jane kryer investime Fiktive .

Raportet e mia me Zonjen Koka kane qene dhe do te jene
tejet normale dhe levizja ime erdhi ne saje te nje mirkuptimi dhe jo sipas
shprehjeve te Thenesit Gazetar .

Une jam Florjan Sali dhe sajesa te tilla nuk ja toleroj
Askujt .

Ju faleminderit

Ja lajmi i shkarkimit të Administratorit të Ksamilit, publikuar në datën 9
gusht 2016

 

“Administratori i Ksamilit, Florjan Sali është
shkarkuar nga detyra dhe që prej 1 gushtit nuk ushtron detyrën e
administratorit të Ksamilit, raportojnë burime të bashkisë së Sarandës. 
Sipas informacioneve nga bashkia, ka pasur shumë raste me
shkelje nga ana e administratorit, ndaj është vendosur shkarkimi i tij. Ndërkohë
gazetarët lokalë raportuan edhe për dorëheqjen e drejtorit të tatim-taksave,
por kjo nuk është e vërtetë, ndërkohë që drejtori vazhdon të ushtrojë
detyrën. Në kulmin e sezonit turistik, kur është i nevojshëm pushteti
vendor në terren dhe kur Ksamili është i tejmbushur, qyteza bregdetare gjendet
pa administrator. Stafi po punon për emërimin e drejtuesit të ri”. 

Reagim në “FB”, në faqen “SarandaWeb”, datë 18 nëntor 2016, ditën e botimit
të shkrimit në “Telegraf”

 

Pas mungesës së investimeve, Njësia Administrative
Ksamil mbyll edhe dyert

 

Nga Limos Didani

 

Banorë të Ksamilit kanë kohë që shprehin një
shqetësim në Saranda Web: dyert e Njësisë Administrative mbyllen për banorët e
Ksamilit sapo shkon ora e drekës. Konkretisht gjatë ditës së sotme, dyert e
Njësisë Administrative Ksamil janë mbyllur përpara se ora të shkonte 15.00,
duke shënuar kështu një akt të paprecedent në administratën shtetërore apo
lokale. Mbyllja e dyerve të administratës dhe ndërprerja e shërbimeve ndaj
qytetarëve të Ksamilit tregon një papërgjegjshmëri totale që mbizotëron në
administratën e Njësisë Ksamil me në krye administratoren Valbona Oruçi.
Banorët e Ksamilit, përpos mungesës së investimeve, tani duhet të përballen
edhe me dyert e mbyllura të institucionit ku ata duhet të marrin shërbimet dhe
ku mund të shprehin ankesat dhe shqetësimet e tyre. I bëjmë thirrje kryetares
së Bashkisë Sarandë znj. Florjana Koka të marrë masa urgjente ndaj këtij
akti të paprecedent duke ndëshkuar autorët dhe fajtorët për këtë akt
papërgjegjshmërie të sabotimit masiv që po i bëhet punës, pasi në rast në
kundërt përgjegjësia do të bjerë mbi ju për mos vendosjen e parametrave
dhe humbje të kontrollit mbi këtë Njësi Administrative, pasi ky fenomen nuk
është hera e parë që ndodh në Ksamil.