Njësia administrative e Xarrës një javë pa energji elektrike

540
Sigal

Nga Agron Mema

Disa banorë të njësisë abministrative të Xarrës, bashkia Konispol mbasditen e së enjtes kanë përcjellur një shqetësim pranë gazetës “Telegraf” .

Shqetësimi që I ka detyruar të drejtohen në gazetë është se fshatrat e kësaj njësie; Mursia, Xarra, Shëndëlli dhe Vrina, kanë një javë me ndërprerje të gjata e të herëpashershme të ndërprerjes së energjisë elektrike duke sjellur dëmtime në paisjet elektroshtëpiake dhe ushqime, por edhe ti kalojnë netët në terr në këto ditë të vapës përvëluese me temperatura të larta.

Përgjigja e OSHEE është se ka linja defekt, por banorët nuk e besojnë këtë justifikim dhe nuk u mbushet mendja duke ngritur edhe pretendimet e tyre.

Ata ngrenë si arsye se këto fshatra e marrin furnizimin me energji elektrike nga n/ stacioni i Ksamilit, ndryshe nga fshatrat e tjera të bashkisë Konispol që furnizohen nga n/ stacioni i Livadhjasë.

Kjo është arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike këtyre banorëve gjatë sezonit turistik, pasi i jepet prioritet Ksamilit si vend turistik. Dhe këtë banorët e quajën diskriminim se nuk kanë pse ta heqin këtë risk, madje shtojnë se dhe në këto momente që denoncojnë kanë mbi dy orë pa energji elektrike. Por edhe në Ksamil banorët e lagjeve larg buzës së detit vajtën ditë pa furnizim të ujit të pishëm sepse u jepet prioritet furnizimit të lagjeve dhe lokaleve buzë detit.