Njeriu misterioz i miliardave, kush është Klodian Zoto dhe lidhja e tij me incineratorët në Shqipëri

624
Duhen minimalisht 2-3 orë kërkim për të gjetur një foto të njeriut ”misterioz”, përmendur shpeshherë për disa kompani e koncesione të rëndësishme, së fundmi atë të ndërtimit të incineratorit të Tiranës. Kush është Klodian Zoto, që së fundmi ka arritur të fitojë nëpërmjet kompanisë së tij koncesionin 128 milionë eurosh për ndërtimin e incineratorit të plehrave në Tiranë?

Zoto, çuditërisht, arriti të ngrejë një kompani me vetëm 100 mijë lekë kapital (1 milion lekë të vjetra) në vitin 2010, duke e çuar në 10 milionë euro të ardhura këtë vit, vetëm 7 vjet pas krijimit.

”Gjeniu misterioz” ka regjistruar 7 vjet më parë kompaninë ”Integrated Technology Services”, me fokus në ofrimin e shërbimeve IT.

Zoto ka hapur e ka mbyllur seli në Pogradec, Korçë, Fier dhe Tiranë. Vitin që shkoi deklaroi plot 1.3 miliardë lekë të ardhura ose 10 milionë euro dhe është pikërisht kompania që shfaqet në të tria koncesionet e incineratorëve: Në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Nga ajo që zbulojmë, del i çuditshëm fakti se kur Zoto ka themeluar kompaninë që po bën miliarda, nuk e ka pasur fare si objekt të kompanisë së tij djegien e plehrave apo ndërtimin e incineratorëve. Krejt papritur, kompania e Zotos kthehet në kompaninë kryesore dhe fiton mjaftueshëm për të rënë në sy, duke krijuar kompani guaskë si ajo holandeze, më 19 gusht të 2016-ës. Koncesioni i dyshimtë 30-vjeçar i incineratorit, u mor nga ”Integrated Energy B.V”, e vetmja që bëri ofertën prej 128 milionë euro. 

Marrë nga shuplaka.com
Sigal