“Njeriu Bombë”, Gentian Hoxha e siguronte lëndën shpërthyese në Fushë-Krujë

794
Zbardhen detaje të reja nga grupi hetimor për personin e arrestuar që përgatiste mina me celularë në kryeqytet.
Gentian Hoxha, dyshohet se lëndën shpërthyese e siguronte në qytetin Fushë-Krujës. Gjithashtu edhe tregu kryesor për tregtimin e bumbave të cilat aktivizohen në distancë ishte po Fushë-Kruja, Durrësi dhe Kruja, pohojnë burime nga policia kriminale e Tiranës.
Në biznesin e tij të marrë me qira, 34-vjeçari, kishte përshtatur një dhomë të dytë për të punuar i qetë dhe për t’u kamufluar sa më mirë nga policia. Pikërisht në atë dhomë u gjet laptopi, një sasi tritoli, bashkë me fitilat zjarrëpërcjellës që përdoren për krijimin e minave me celularë.
Uniformat blu, sekuestruan në tavolinën e punës së Gentian Hoxhës edhe një mikroskop si edhe disa kapsolla që përdoren për ndezjen e në distancë nëpërmjet telefonit të lëndës shpërthyese.
Provat materiale të sekuestrua në biznesin e 34-vjeçarit janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për të vërtetuar nëse mekanizmat shpërthyese që prodhonte Gentiani ishin përdorur apo jo në ndonjë ngjarje kriminale, e cila ka mbetur e pazbardhur. Pavarësisht se e kaloi gjendjen kritike për jetën, oficerët e policisë gjyqësore ende nuk kanë mundur ta marrin në pyetje Hoxhën.
Personi që mbeti i plagosur pasi ishte duke montuar një mine me celularë në dyqanin e tij në rrugën “Pjetër Budi”, nuk mund të flasë dhe të dëgjojë sipas mjekëve, pasi ka shumë dëmtime në kokë e gjymtyrë. Në tregun zi, çmimet për bombat me celularë shiten nga 700 euro deri në 1500 euro.
Sigal