Njëri prej grabitëve të dyshuar të Rinasit pranon gjithçka dhe nxjerr zbuluar grupin kriminal

681
Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Alkond Bengasin. Bengasi është një nga personat të arrestuar nga policia për grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 Prill.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në gjykatën e Krimeve të Rënda, Bengasi ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të.

Avokati i tij, Adriatik Cami, ish-prokuror ka kërkuar lirimin e tij, me alibinë se ai nuk ka asnjë lidhje me atë që akuzohet. Gjithsesi trupi gjykues nuk është tërhequr nga kërkesa e tij duke lënë masën e sigurisë arrest me burg për te dyshuarin. Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga përgjimet dhe provat e deritanishme dyshohet se ai është bashkëpunëtor i grupit të grabitësve.

Bengasi ka marrë statusin bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka dhënë detaje për grupin kriminal.

Ai ka pohuar që ka modifikuar furgonin me të cili u krye grabitja dhe ka dhënë emrat e personave të përfshirë.

Tre të arrestuarit e tjerë do të paraqiten ditën e nesërmen në gjykatë për masën e sigurisë.