Një tablo për zgjedhjet e fundit

595
Bardhyl Berberi 
Është e lehtë të marrësh pushtetin por e vështirë që ta mbash
Zgjedhjet e fundit në Shqipëri kanë habitur shumë njerëz, përpos atyre që i kanë paralajmëruar këto ndryshme si diçka normale që do të duhej të ndodhnin. Dhe habia më e madhe për një pjesë të madhe quhet “ Republika e re” me Lul Bashën që bëri blofin e papritur. Një humbje që e vë në dyshim të ardhmen ekzistencën e kësaj partie që ka lindur si shpresë e demokracisë këto zgjedhje treguan se ajo ka ngelur një kufomë që ka nevojë për serume …

Shqipëria një kohë të gjatë jetoi në një realitet bardh e zi, ku politika duhej patjetër të vegjetonte brenda kallëpeve formale të koalicioneve të sforcuara. Sa herë që përmendej ndonjë variant koalicioni, befas dolën tre koka drejtuese të partive kryesore që kërkonin të dilnin më vete si forcë e parë. Edhe PS-ja edhe LSI-ja dhe PD-ja me Republikën e re. Ndodhi një vardisje e çuditshme nga marrëveshja e Bashës me Ramën në atë takim misterioz që ende nuk është zbardhur në detaje. Lul Basha kreu operacione çezariane brenda PD-së me listat e deputetëve duke lënë senatorët jashtë liste çka i solli atij një kundërshtim të madh madje dhe sabotim në zgjedhje ndaj të ashtuquajturave parti të mëdha dhe fatkeqësisht shumë emra publikë u identifikuan me këtë filozofi mendimi, aq sa quhej madje herezi e skajshme civile e publike kundërshtimi i kësaj filozofie. Për mua as sot nuk është e qartë se si u arrit të formohet një qeveri teknike me ministra që kishin kyçet e kashtës. Opinion i tillë publik nuk kishte as një sekondë pushtet qendror, për ta ngarkuar atë me fajësinë e abuzimit me pushtetin, dhe pse me aq lehtësi të madhe u këmbye kritika ndaj pushtetit me njëfarë aleance të fshehtë me të, duke nxjerrë herë herë ndonjë akuzë qorre vetëm sa për të mos prishur imazhin e besueshmërisë publike. Elektorati I djathtë u çorodit duke besuar në një aleancë pas zgjedhore PD -PS. Rama me gjithë ato të meta që pati në qeverisje me drogën korrupsionin dhe varfërinë ai shpiku tepsinë dhe timonin. I veshur me tuta dhe bluza me numrin 2. Ai rrëshqiti ndaj pika për të cilat duhej debatuar dhe kritikuar, por skajshmëria e litarit që mundohej të përthekonte grykën e diskursit të deformuar publik, burimin nuk e kishte gjithmonë në duart e atyre që kritikonin hapur, por të atyre që qëndronin prapa perdeve. Një mori alibish për “papjekurinë” PD- së për të udhëhequr vendin me Republikën e re na e kujton një kohë donkishoteske për të gjetur dhe sajuar metoda të stisura që nga fotoja e blerë me presidentin Trump dhe parafabrikatet e tjera duke shkuar tinëz nëpër zyra të ndërkombëtarëve për të denoncuar oponentët e tyre politikë. Fatkeqësisht këto denoncime më vonë u bënë edhe raporte konfidenciale, por ndërkombëtaret e kuptuan hilen dhe kapën hallkën kryesore atë të miratimit të Vetingut duke e vënë Lul Bashën me shpatulla pas murit duk e miratuar Vetingun. Po LSI ja realisht kjo parti me të rinj pati një rritje të dukshme edhe pse ishte e vetme në këto zgjedhje. Pati persona brenda kësaj partie që i pompuan mitingjet nëpër rrethe ku shkonte z Meta. Merrnin njerëz me autobusë nga Korça apo Pogradeci apo rreth e të tjera duke krijuar ide të rreme për një pjesëmarrje të madh dhe forcë e parë ! Ta themi troç dhe sinqerisht LSI-ja kësaj radhe nuk e kishte potencën për të dalë e para. Gjithsesi ajo është parti e perspektivës dhe nuk mund të bëhet rritja kaq shpejt për të marrë vetë pushtetin, por ajo do të jetë opozita e vërtetë që i duhet vendit tonë dhe do të jetë një kockë shumë e fortë për qeverinë në parlament… Është e lehtë të marrësh pushtetin por e vështirë që ta mbash. Zvarranikët e kanë një aftësi të fshehur për t’u dukur se janë njësoj në lëvizje dhe çdo ndryshim të kursit ata e paketojnë si ambientim normal në kushtet dhe rrethanat e reja. Jam shumë kureshtar që tani të shoh shumë prej këtyre zvarranikëve të bëjnë provën e fundit për të kapërcyer vijën e fundit të ylberit konformues, duke futur në grackën e lojalitetit të fshehur vetë begenisjen për njëfarë rebelizmi të vonuar. Por, gjithçka që është e vonuar, ose prodhon mbresën e produktit të pjekur me zor, ose krijon iluzionin se edhe prej abortimeve intelektuale mund të lind ndonjë fryt me patentë të çuditshme gjoja jetëgjatësie.
Sigal