Një prashikim i frikshëm për Shqipërinë… do vuajmë për ujë deri në vitin 2040!

584
Që në shkollën fillore, shqiptarët kanë mësuar se Shqipëria është njëri ndër territoret më të pasura me burime ujore në Evropë, por duket se shqiptarët do duhet të mos harrojnë se pavarësisht kësaj “mrekullie”, gjasat janë që edhe për 20 vitet e ardhshme do të vuajnë për uë të pijshëm.
Lajmin e sjell një studim i kryer nga Organizata Botërore e Ujërave Natyrale, e cila konkludon se Shqipëria do të vuajë edhe pas 20 vitesh, çka do të thotë se uji i pijshëm do të jetë problem në Shqipëri deri në fillim të viteve 2040.
Edhe një artikull i publikuar nga “The Economist” e që bazohet në të dhënat e publikuara nga OECD, shkruan se Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, çka do të thotë se nga 40 deri në 80% të popullsisë do të vuajë për ujë të pijshëm.
Shkaku kryesor i këtij parashikimi të zymtë mbeten ndryshimet drastike klimaterike, shfrytëzimi pa kriter i uji por edhe rritja e popullsisë botërore.
Sigal