Një jetë të tërë në mes njerëzve

729
Gjokë DEDA
Kryetar i Komitetit të Veteranëve, Miditë
Mark Prenga njëri nga bijtë e nderuar të fshatit Malaj të rrethit Mirditë i ditëlindjes 1940, vjen nga një familje e varfër, por sojnike e shumë e pasur me virtyte patriotike e atdhetar, me burra të mençur, trima e bujar, të cilët kanë dhënë kontribute në luftrat për pavarësinë kombëtare dhe në LANÇ. Fakti tregon se xhaxhai i tij Pjetër Prenga njohu nga afër shtypjen, varfërinë, mjerimin, skamjen, analfabetizmin dhe vëllavrasjen që ishin plagë të rënda mbi supet popullit, kjo ishte arsyeja që ai urrente regjimet antipopullore dhe ëndërronte për liri e demokraci. Dëshirë të cilën e plotësoi me pjesëmarrjen e tij që në vitin 1943 në çeta e reparte partizane. Në fillim në çetën e Pezës dhe më vonë në Brigadën e 4-t. Ai luftoi trimërisht deri sa një ditë të muajt Nëntor 1944 në beteja të përgjakshme kundër kolonës Gjermane që kërkoi të hynte në Tiranë nga Qafë Kërraba aty ra heroikisht për të mos vdekur kurrë, sot “Dëshmor i Atdheut”. Marku si një djalë i një familje të nderuar dhe nip dëshmori mësimet e para i mbaroi në fshatin e tij të lindjes, duke u vlerësuar me rezultate të mira dhe, fill pas kësaj, ai duke patur etje pë të mësuar më shumë shprehu dëshirën për të vazhduar më tej. Kjo dëshirë e cila iu plotësua për të vazhduar shkollën ushtarake “Skënderbej”, në degën e mjekësisë, të cilën e mbaroj shkëlqyeshëm në vitet 1956-1959, duke marrë titullin Oficer me gradën N/Toger. Menjëherë ai u emërua N/mjek dhe shërbeu në reparte të mëdha të ushtrisë në Kavajë dhe në Korpusin e Burrelit, aty punoi me pasion e përkushtim në shërbim të ushtarëve, Oficerëve e N/Oficerëv, ku mori vlerësimin për punë të mirë, për rezultate e aftësi mjekësore në shërbim të njerëzve dhe për merita në punë. Në vitin 1964 vazhdoj studimet në fakultetin e Mjeksisë Tiranë, të cilën e mbaroi në vitin 1969, duke marrë diplomën e mjekut me një vlerësim, shkëlqyeshëm. Nga këtu ai u emërua në repartin ushtarak Mirditë dhe punoi me përkushtim, i vlerësuar në të gjitha fushat e jetës deri në vitin 1986, vit i cili u transferua në Korpusin Ushtarak në Durrës me detyrë shef shëndetësie, detyrë të cilën e mbylli në vitin 2000, i cili doli në pension në gradën Kolonel. 

Kush është Mark Prenga?
Bir i nderuar i fshatit Malaj Mirditë, një emër i dëgjuar jo vetëm në fshatin Bajrak e në të gjithë trevën e Mirditës, po edhe përtej kufijve të saj, një burrë u shquar, i arsimuar, mjek me aftësi profesionale, i cili plotëson të gjithë nivelet, në punë, shoqëri e kudo. Ai i takon plejadës burrave që meritojnë të nderohen. Ai ishte i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, ishte mjek i pa lodhur dhe punonte me pasion e përkushtim për t’u shërbyer shpejt e me kujdes ushtarëve, Oficerëve e N/Oficerëve, por edhe personave të tjerë në nevojë jashtë repartit. Ai jepte ndihmë në spitale e ambulanca, nga kjo ai mori vlerësimin dhe njerëzit thoshin ja erdhi doktor Marku. Marku gjithë jetën e tij është karakterizuar nga veti e cilësi të larta morale, shoqërore e politike si vendosmëria, ishte i dashur dhe gëzonte respektin e të gjithëve sepse e gjithë puna e tij mbi 30 vjeçare ja kushtoi kujdesit të madh shëndetësor dhe shkriu tërë dijen e tij në shërbim të njerëzve, kjo mori vlerësimin, mjek ushtarak me aftësi të plota. Nën shembullin e Markut punoi bashkëshortja e tij Dhoksia, mjeke e nderuar dhe drejtoreshë e Spitalit Mirditë e cila me largimin e saj për në Durrës mori me vete respektin e Mirditorëve. Por, një ditë Markun e kapi sëmundja, nuk munguan mjekimet, për çfarë pati në dorë mjekësia nuk munguan nga familja Dhoksia, të cilët i shërbyen me përkushtim, me kurim të veçantë brenda dhe jashtë vendit. Por me gjithë punën e kujdesin për shërim erdhi një ditë e papritur që pushoi së rrahuri zemra e doktor Markut, i cili do të mbetet gjithnjë në kujtesën tonë sepse që tani na mori malli, të shohim Markun të vi nga spitali, gjurmët e tij në qytet, fshat asnjëherë s’kanë për t’u fshirë. Mark Prenga lamtumirë. Shokët me dhimbje e lot e përcollën për në banesën e përjetshme, por Marku do t’i mungojë bashkëshortes, fëmijëve, të afërmëve, shokëve të punës, miqve e dashamirësve qytetarë e fshatarë që kalojë një jetë të tërë në mes atyre, të cilët e donin dhe i deshi aq shumë, kështu Marku do të kujtohet me vlerësimin burrë me emër në Rrëshen e që përjetësisht do të mbahet mend. 
Sigal