Një i plagosur nga shpërthimi brenda biznesit në Yzberisht

482
Sigal

Një person është plagosur nga shpërthimi që ka ndodhur brenda një biznesi mëngjesin e sotëm në një byrektore në Yzberisht. Nuk dihet gjendja e tij.

Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qënë bombola e gazit, e ndezur nga punonjësi i byrektores, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë aksident që tronditi banorët e rrugës “3 Dëshmorët”.