Një histori e sjelljes së bashkisë me të moshuarën gjatë ngricave

522
Sigal

Bashkia Tiranë ka deklaruar që Qendrat Komunitare/Sociale do qëndrojnë të hapura 24 orë në ditë për të pritur të ‘’prekur nga ftohti dhe gripi në situatë rruge’’, është raportuar se një zonjë e moshuar rreth 70 vjeçe është prekur nga ftohti dhe gripi në një masë të rëndë shëndetësore.

Mësohet se e moshuara nga komuniteti Rom jeton në çadër në ndërtesën e braktisur të caktuar si vendbanim nga Bashkia Tirane pas prishjes së shtepive tek Bregu i Lumit. Sipas banorëve ajo gjendet e vetmuar me një çadër,e rrethuar nga lagështira,i ftohti dhe pamundësia për të blerë ilaçe.

Unë e dërgova të moshuarën në Spital ditën e djeshme dhe i kanë dhenë 7000 mijë lekë ilaçe,por ajo nuk ka mundësi ti blejë ilaçet pasi nuk merr pension dhe nuk punon me kanaçe që ti blejë-tregon një grua që jeton në çadër.

Fqinjët tregojnë që kanë telefonuar numërin që Bashkia kishte venë në dispozicion për të referuar rastin që e moshuara të gjente një zgjidhje.

Ne duam që e moshuara të strehohet në një vend të ngrohtë në mënyrë që të shërohet pasi këtu ku ne jetojmë me çadra ka mundësi të vdesi- shprehet Z.Sinani banor në ndërrmarrjen të vendosur nga Bashkia Tiranë.

Pasi një kohe të shkurtër Policia e lajmëruar mbërriti dhe ndihmoi që ajo të shkojë tek Qendra Komunitare për tu vendosur përkohësisht në një vend të ngrohtë por te Qendra Komunitare hasën probleme me Drejtoreshën pasi sipas asaj e moshuara që ishte në situatë tepër të rënduar shëndetësore,nuk mund ta strehonin pasi kanë strehuar 10 qytetarë të tjerë dhe nuk kishte vënd dhe nësë ajo jetojnë në një ambient dhe kishte të afërm nuk mund ta mbanin.

Banorët e alarmuar reaguan ashpër pasi ata nuk po respektonin të drejtat që ishin të ofruara nga Bashkia Tiranë për të marrë shërbimet që i takonte.

Sipas banorëve Qendra nuk e kishte strehuar por u kishte ofruar disa ilaçe,ushqime dhe një batanije.

Situata tek Ndërrmarrja është shumë kritike pasi banorët që janë strehuar atje po jetojnë pa standartin minimal të jetesës, ndërtesa është me dritare prej plasmasi ndërkohë që duhet të jetë me xhama,dera kryesore para 1 muaji nuk ekgzistonte por punonjesit e Bashkisë kanë vendosur një plasmas të trashë ku era deporton akoma brenda,ndërsa moti është i paqëndrueshëm dhe temperaturat kanë shkuar nën zero nevojitet një ndërhyrje emergjente për të rregulluar situatën që do të vijë.

Sipas Sinoptikanët thuhet që ditët në vijim do të ketë reshje shiu dhe për banorët aty do ishte fatale pasi do të jetë një situatë tepër e rënduar dhe sëmundjet gripale dhe ftohti do arrijë maksimumin në këtë ndërrmarrje.
Brejdon Xhavara