Një grevë që shënon startin e mbarimit të Rilindjes

792
Çudirat e shqiptarëve, ndërsa varfëria në rritje po na zë frymën sa vjen e rriten. Një grevë urie, në mjediset e partisë në pushtet ka lënë të çuditur gjithë kuksianët. Sepse liderët e militantët e kësaj force politike kanë hyrë në grevë urie prej 2 ditësh. Hajde, ç’vete në këtë Shqipërinë tonë. Si për të treguar se kemi një klasë politike skandaloze, është vetë ajo me militantët e vet që na e tregon të gjithëve në mënyrën më ashiqare. Nnë rajonin më të vërfër të vendit vetë socialistët pohojnë: E quajmë sharje po të na thoni rilindas. Ne jemi socialistë, por jo rilindës. Rilindësit janë plaçkaxhinjtë që na “kanë pushtuar” partinë. Dhe këtë të vërtetë ne e kemi artikuluar edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2015, kur Rilindja na solli si kandidat për ta votuar ish-kryetarin e PD-së. Po ashtu edhe në zgjedhjet e qershorit të kaluar, kur numri dy i listës ishte Safet Gjici, i cili në zgjedhjet e vitit 2013 ndoqi nga pas kandidatët e PD-së. Tashmë ne sociaslistët e dimë se, me këtë ‘me nder Rilindje’ jemi të mbaruar. Kjo ‘me nder Rilindje’, nuk na përfill, bile edhe vendet e punës i ka shitur prej kohësh. Emëron si t’i dojë qejfi Safet Gjici që është kthyer në shef i zyrës së punësimit. Kryetari i degës lokale të PS-së e mohon ekzistencën e grevës, thjesht se ai si ushtar iu bindur i Rilindjes është kundër. Po gjithë kuksianët gjatë ditës së sotme kanë parë socialistë që kontrollojnë hyrjen në mjediset e grevës që prej dy ditësh dhjetra socialistë qëndrojnë në grevë urie. Ata kanë lëshuar edhe një mesazh për median ku tregojnë shkaqet e fillimit të grevës. Vetë socialistët tregojnë se janë hedhur në grevë urie, sepse janë lënë në harresë. Aq sa edhe të vetmen deputete të PS-së, të cilën e votuam ne, Mimi Kodhelin na e larguan nga Kukësi si përfaqësuese e PS-së duke na sjellë Safet Gjicin që as nuk e dimë çfarë është socialist, apo demokrat. Ne nuk e dimë, po ai e di mirë, sepse tasshmë është kthyer në shef i zyrës së punësimit. Po si shef i tillë vetëm për socialistët nuk pyet. Kryetari ynë Edi Rama vetëm tallet me ne. Sepse kështu u tall edhe në zgjedhjet e vitit 2015 duke na sjellë kandidat për kryetar bashkie, ish kryetarin e degës locale trë PD-së. Ne nuk e pranojmë dhe kundërshtojmë sjellen e safet Gjicit si i deleguar i PS-së në Kukës. Safeti, ashtu siç ka humbur dy palë zgjedhje në Kukës do të humbë edhe të tjera, nëse vjen këtru si kandidat i ‘me nder Rilindjes’. Sepse ne socialistët, ashtu si deri tani nuk e kemi ndërment t’i japim qoftë edhe një votë. Greva e urisë e socialistëve kuksianë, tregon gropën ku është duke u mbytur e gjithë klasa jonë politike. Ndaj është detyrë e çdo shqiptari që të kujdeset nesër për votën që do të hedhë. Jo, më kot, sot shumica e shqiptarëve të zhytur në varfëri e mjerim pohojnë njëzëri: Këtë ‘me nder klasë politike’ duhet ta fusim në një thes e ta hedhim të gjithën te trekëndëshi i Bermundës. Vetëm kështu mund të shpëtojmë nga lloj lloj mostrash që na plaçkitën për afro 30 vjet me rradhë. Sepse sot, ne e dimë mirë se në këtë vendin tonë gjithçka e ka marrë ferra uratën. Kur vetëm një grup oligarkësh që mbështetet në forma të ndryshme nga një politikë e ndyrë që na ka rrëmbyr gjithçka prej 30 vitesh e na ka bërë ne shqiptarëve të largohemi shpresëhumbur nga dheu i të parëve. Pavarësisht poshtërsive që janë bërë det në këto 30 vjet, asnjë nga këto lloj mosntrash nuk është prekur me dorë. Pandëshkueshmërinë e mban gjallë në këtë vend tashmë thuajse të humbur krejt, një klan i vogël oligarkësh, deputetësh e politikanësh që çdo ditë po e fusin në xhep gjithë pasurinë e këtij vendi, pa iu dridhur dora. Sepse e dinë se janë të pandëshkuar, se i mbron një klikë edhe më e keqe për Shqipërinë, ajo e palopolitikanëve që prej afro vitesh i kanë hipur në zverk Shqipërisë. Është bash kjo arsyeja që grevën e urisë të socialistëve (jo të rilindësve) po e përkrahin gjithë kuksianët. Sepse u duket një grevë e tyre, një grevë kundër varfërisë që po vjen cdo ditë në rritje. Është një grevë që duket haptazai se po shënon startin e mbarimit të rilindjes dhe domosdosmërinë e lindjes nga e para e PS-së, përkrahëses të të varfërve që tashmë në këtë Shqipëri janë bërë një armatë e madhe. Tashmë e kemi kuptuar se, kjo Rilindjes nuk do të na sjellë ndonjë gjë që të na përmirësojë jetën tonë të varfër. Deri tani na ka sjellë vetëm rritje taksash, taksa të panumërta e të çuditshme, si bie fjala, “taksa e shkollës”, apo edhe “taksë për mbjellje pemësh”. Aq sa varfëria duket se po na lulëzon në vatër. Kemi humbur çdo shpresë për një jetë më të mirë këtu. Ndaj urojmë plot hidhërim njëri tjetrin: -Si kjo “rilindje” mos ardhtë kurrë! Sepse ishte ajo që vetëm po na mashtron me një varg të pafund reformash që i shërbejnë vetëm një klike familjare që ka mbushur të gjitha vrimat e një pushteti të çuditshëm familjar që na është hedhur në zverk vetëm për të ne varfëruar. Të vërtetat po na fshihen, ndërsa po na rritet varfëria në vatër. Të vërtetat po na fshihen, ndërsa ende nuk po shohim në horizont ndonjë ndëshkim të oligarkëve plaçkitës. Duket ashiqare se janë bërë bashkë oligarkë e palopolitikanë. Bashkë për të rritur varfërinë e për të përzënë shumicën e shqiptarëve nga vatra. Përmes lloj lloj reformave, uljen e pagave, shtimin e llojllojshëm të taksave etj, etj.
Ermion Dulla
Sigal