Një gomone me lëndë narkotike bie në rrjetën e Policisë së Shtetit

186
Operacion i përbashkët antitrafik ndërkombëtar në det. Një tjetër gomone me lëndë narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët. Roja Bregdetare dhe QNOD kanë njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit. Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex. Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv. Ndjekja ka filluar në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj. Janë arrestuar tre skafistët që ishin në bord. Kanë filluar procedurat e identifikimit të tyre. Ndërkohë janë rekuperuar dhe sekuestruar rreth 1500 kg.