Një familje minoritare me tradita

721
Panajot Boli
Dhimitër Xhaferri, doktor kirurg, Mjeshtwr i Madh , tashmë është i njohur si personalitet i shquar në Sarandë qe ka fituar respekt e nderim të veçantë nga komuniteti, Livadhja. Ky fshat i dëgjuar minoritar, me tradita, ka nxjerrë figura të shquara dhe personalitete në shumë fusha. Këtu ka lindur dhe ka marrë formim edhe Dhimitri, te familja e njohur me tradita e Xhaferrajve. Duke bashkëbiseduar shpesh herë me mjekun e mirënjohur, tashmë i etiketuar me dorën e artë, njoha edhe vëllanë e tij, Kiçon. Sa herë vete në Livadhja do të më mungojë diçka, po nuk piva kafen me të. Nga ai mund të mësosh mjaft, sidomos brezi i ri. Brenda atij burri të moshuar, e të urtë, mund të gjesh rrënjët e traditave, të një familjeje minoritare, kulturën dhe urtësinë e një komuniteti që ka jetuar në një harmoni të shkëlqyer me popullin vëlla shqiptar. Se hallet dhe gëzimet, varfërinë dhe vuajtjet, luftën dhe mbrojtjen nga armiqtë, i kishin të përbashkëta. Ke ç’të mësosh nga intelektualë të tillë, njerëz që mbartin vlera të vërteta njerëzore. Para disa viteve një mik e kolegu im, Jorgo Zarballa, më shpalosi bukur portretin e këtij njeriu që më la mbresa të veçanta. Ja si ma solli përmasën e këtij njeriu të thjeshtë , të urtë që fsheh brenda tabanin e një familje me traditë e kulture
Sigal