Një ditë pasi mori detyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj takim me ish-drejtorin e FBI

527
Një ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me ish-drejtorin e FBI, Louis Freeh.

Freeh uroi ministrin Xhafaj për emërimin në detyrë, si dhe ofroi mbështetjen maksimale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI-së për forcimin e luftës kundër krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Mësohet se ata kanë diskutuan gjerësisht për forcimin e ekspertizës së agjencive ligjzbatuese amerikane ndaj strukturave të MPB-së dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në vend.

Louis Freeh është një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë dhe ish-Drejtor i FBI-së.
Sigal