Një ditë në fabrikën e përpunimit të qumështit me emrin e sigurisë “Erzeni”

2742
Stina e verës dhe temperaturat e larta kërkojnë vëmendje të veçantë jo vetëm nga prodhuesit dhe përdoruesit e produkteve ushqimore dhe blegtorale, por edhe nga ekspertët, specialistët e kontrollit, si dhe investiguesit e tregut të përditshëm. Tek kjo e fundit veç konsumatorëve, media dhe shtypi duhet të jenë në gatishmëri të plotë për çdo rast, duke i çuar vëzhgimet deri në fund, atje ku nis ngjizja apo përpunimi i produkteve të tryezave tona. Me pak fjalë kësaj i thonë që të ndahet shapi nga sheqeri dhe konsumatorët të jenë më të informuar për produktet e përdorimit. Në vazhdimësi të investigimit të gazetës “Telegraf” për produktet ushqimore dhe blegtorale në ju drejtuam fabrikës së përpunimit të produkteve blegtorale në qytetin e Beratit dhe pikërisht firmës “Erzeni”. Udhëtimi drejt qytetit jugor u bë për të parë nga afër atë çka në të tria vaktet konsumohet në tavolinat tona. Sigurisht që gjatë rrugës nga Tirana drejt Beratit kemi vërejtur dhe fotografuar me dhjetëra raste skandaloze të shitjes së mishit, peshkut djathit në kushte skandaloze. Kemi investiguar tregun e Durrësit, të Kavajas, Rrogozhinës në ditën e tregut të gjësë së gjallë, Urës Vajgurore, Beratit dhe në disa qendra të tjera buzë rrugëve dytësore. Sigurisht që ky do jetë objekt i ditëve në vazhdim dhe ne sot do të paraqesim teknologjinë moderne dhe bashkëkohore të fabrikës së përpunimit të produkteve blegtorale, qumështit, djathit, gjalpit etj. Fabrika e përpunimit të qumështit Erzeni këtë vit feston 25-vjetorin e nisjes së aktivitetit të saj. Specialistët e trajnuar në perëndim sollën në këtë fabrikë eksperiencën e këtyre vendeve, pasi edhe vetë investimet e bëra janë të fjalës së fundit në teknologjinë e përpunimit të qumështit, shprehet një nga inxhinierët italian, i cili po ndiqte nga afër procesin e përpunimit. Ndërsa një nga drejtuesit vendas të këtij investimi u shpreh se teknologjia e re konsiston në nderimin e pikave të grumbullimit me ftohje, në blerjen e linjave moderne të përpunimit të qumështit, pranimit, pasterizimit, konfeksjonimit, ruajtjes, shpërndarjes. Pranë fabrikës është ngritur një laborator, i cili bën në mënyrë të përditësuar analizat fiziko – kimike, testin e pranisë se antibiotikut, ndërkohë që çdo muaj bëhen analiza kontrolli nga AKU, të cilat vërtetojnë standardin e lartë të përpunimit të qumështit në fabrikën ERZENI. Për të qenë edhe më korrekt jo vetëm me veten, por edhe me konsumatorin analiza të shpeshta autokontrolli bëjmë edhe në laboratorin e shoqatës së qumështit ADAMA, investim Amerikan. Investim shumë i rëndësishëm në fabrikën ERZENI është instalimi i impiantit të pastrimit të ujit OSMOZE, i cili bën të mundur që në fabrikë të punohet me ujë të filtruar, pra ujë të pijshëm. 
Vlen të theksohet integrimi i Baktofugës në impiantin e pasterizimit të qumështit 

Baktofuga është risi në industrinë e përpunimit të qumështit në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj pajisje behet e mundur heqja nga qumështi e qelizave somatike dhe baktereve termorezistente, të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit. Gjithashtu pranë fabrikës është instaluar sistemi “cip” i larjes automatike, i cili bën të mundur larjen e linjave në mënyrë automatike dhe higjienizimin e tyre, konform standardeve EUROPIANE, që nga pranimi e deri në fund të konfeksjonimit. Ky sistem është i mbyllur, duke garantuar një cilësi të lartë të produkteve dhe higjienë maksimale. Qumështi me të cilin fabrika ERZENI punon, grumbullohet nga fermat e rretheve Berat, Lushnjë, Fier, Elbasan, Kavajë dhe për grumbullimin e qumështit është ngritur një grup, i cili përbehet nga specialistë të fushës si veterinerë, kimistë, njohës me përvojë të cilësisë së qumështit, etj. 

Kontrolli, nga Ferma deri tek konsumatori

Është ngritur edhe sistemi i gjurmueshmërisë së qumështit që nga ferma e deri të konsumatori që do të thotë, certifikatë për shëndetin e kafshëve, regjistrim i të gjitha hallkave, pranim, përpunim, magazinim, transport, deri në supermarket. Pra zbatohet me përpikmëri HAÇP. Para se produktet të dalin në treg, i nënshtrohen një kontrolli nga specialistët e vlerësimit të shijes. Për çdo parti malli ruhen mostra paralele, të cilat ruhen në frigorifer deri në fund të skadencës. Për ambalazhimin e qumështit kemi ngritur linjën e prodhimit të shisheve pet, investim i fjalës se fundit, i cili për herë të parë në Shqipëri bën të mundur prodhimin me sistemin “OILFRI”, që do të thotë zero mundësi për kontaminim. Jemi të fokusuar të produktet e freskëta, pasi pasterizimi i qumështit në temperatura të ulëta bën të mundur ruajtjen maksimale të vlerave ushqyese. Kompania ERZENI gjithashtu ka ngritur në Kote të Vlorës një fabrike qumështi. Në këtë fabrikë përpunohet qumështi i të imtave dele, dhi. Edhe në këtë stabiliment kompania ka bere investime të fjalës se fundit, duke nxjerr në treg prodhime mjaft të kërkuara. Për këto prodhime djathë me feta apo kaçkavall ka pasur interes edhe në tregun Europian si: Itali, Angli, madje në Angli kemi bërë edhe eksport. Në momentin që behet marrëveshje me komunitetin Europian për qumështin dhe nënproduktet e tij në jemi të gatshëm për këtë treg. 

Duke parë këtë investim dhe duke verifikuar këta tregues, në dalje takohemi me dhjetëra tregtarë dhe fermerë, të cilët shprehën vlerësim maksimal për këtë kompani dhe faktin se sot në treg mund të ketë lloj-lloj kompanish të përpunimit, por Erzeni është elita dhe produktet e saj janë më të garantuarat në vend. Ka raste që subjekte të caktuara ngrenë tymnaja, duke tentuar të djegin të njomin me të thatin, por kjo shprehje nuk ka vend tek kompania me e shëndetshme e produkteve të qumështit me emrin Erzeni. Bashkë me këtë garanci, vjen dhe urimi i grupit tonë të investigimit për sukseset dhe gatishmërinë e përhershme në dobi të konsumatorëve shqiptarë. Ne do të rikthehemi përsëri për të sjellë pranë konsumatorëve të gjitha nënproduktet e shkëlqyera, që kjo fabrikë ka hedhur në treg dhe që ne e konstatojmë çdo ditë në tavolinat e shtëpive tona. 
Sigal