Një aparat stimulues në tru mund të ngadalësojë sëmundjen Alzheimer

674
Rreth 44 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja Alzheimer. Por një trajtim në faza eksperimetale mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes. Megjithëse LaVonne Moor është e diagnostikuar me Alzheimer ajo është ende në gjendje të luajë në piano. Pjesërisht, falë vendosjes së një aparati “pacemaker” në trurin e saj në vitin 2014. Tom Moore është bashkëshorti i pacientes.
“Implanti u vu në vitin 2014, dhe tre vjet e gjysëm më pas ajo është mirë”.
Në këtë procedurë eksperimetale mjekët vendosin elektroda të vogla në lobet e përparme të trurit të pacientes për të stimuluar indet përreth, sikuse vepron pajisja “pacemaker” tek ata që kanë aritmi në zemër. Dr.Douglas Schare është mjek me Institutin Neurologjik Shtetëror të shtetit Ohajo.
“Qëllimi është për të ndihmuar ato qarqe që kontrollojnë sjellet, përqendrimin dhe vëmendjen, që kontrollojnë qarqet frontale dhe rrjetet frontale. Është shumë e rëndësishme të bëjmë kërkime për këto sjellje dhe funskione qendrore”.
Deri tani vetëm tre idividë kanë implante me elektroda si pjesë e studimit të procedueës së re ndërsa grumbullohen rezultatet. Dr.Clare Walton është me shoqatën e mejkësisë për sëmundjen Alzheimer.
“Kemi të bëjmë me elementin e menaxhimit të pritshmërisë. Është vërtet emocionuese që po eksperimentohet me këtë teknikë për sëmundjen Alzheimer, por nuk ka të ngjarë që të kemi të njëjtar përmirësime tek të gjithë. Ndaj duhet testuar në një numër më të madh njerëzish”.
Por familja Moor është e bindur se teknika i ka ndihmuar ata ndërsa po planifikohen studime më të zgjeruara dhe teknika më pak ndërhyrëse.
Sigal