Një 8 Mars ndryshe në Fier

657
Për herë të parë një protestë – fushatë sensibilizuese “Jepi zë Zërit tënd”..organizuar nga përfaqësuesja e Platformës Kombëtare për gratë PKG Laureta Roshi dhe Lusiana Mailaj, People first
Mars 2017- Dita Ndërkombëtare e Grave. Bashkë e shndërruam këtë ditë për herë të parë në Fier 8 Marsi- fushatë sensibilizimi për të drejtat e grave. Nga qendra e qytetit së bashku një zë në vendosëm “Jepi zë Zërit tënd”. Një 8 Mars ndryshe. Ne firmosëm një deklaratë drejtuar këshillit bashkiak dhe institucioneve për shërbime konkrete. Urime Platforma kombëtare për Gratë dhe People first, mbështetur nga gjithë shoqëria civile, media lokale dhe partitë politike. Projekt deklaratë e 8 Marsit… Jepi zë zërit Tënd. Ne gratë e Fierit, sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave, të vetëdijshme për përparimet e arritura por edhe për faktin se stereotipat gjinore janë shumë të forta dhe të përhapura në shoqërinë shqiptare, si dhe pabarazia është e dukshme në sferën sociale dhe në atë politike, u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve lokalë, partiakë ose jo, të gjithë zyrtarëve të zgjedhur, të gjithë anëtarëve të Këshillit bashkiakë, të gjitha institucioneve shtetërore, si dhe strukturave publike në Fier dhe Shqipëri: 

1/ Të zbatojnë me rreptësisht dispozitat ligjore mbi barazinë gjinore , veçanërisht kuotën gjinore prej 30% deri në përmirësimin e saj në 50%. 

2/ Mbledhje urgjente të këshillit bashkiak për ndarjen e banesave sociale para fushatës zgjedhore ku 30% e përfituesve të jenë gra kryefamiljare apo vajza nëna. Vendosjen e emrit të bashkëshorteve bashkë me bashkëshortin me faturat e shërbimeve të klientit abonentë familjare; Ukf, Oshe etj. Largimin e lotove kazinove nga qendra e qytetit. Hapja e këndeve sportive në palestrat publike dhe shkolla free pasditeve.. 

3/ Për ndërtimin e projekteve që miratohen mbi modelin e buxhetimit gjinor për çdo investim duke krijuar mundësi punësimi për burrat dhe gratë, duke ofruar punë me orë dhe trajnime për familjet që marrin ndihmë ekonomike jo thjesht aprovim listash me kritere varfërinë për një ndihmë nën minimumin jetik. 4/ Për ngritjen e një skuadre sos brenda Mekanizimit kundër dhunës në familje, skuadër pilot e kontaktueshme nga publiku për rastet emergjente të dhunës në familje për të cilat gjykata lëshon urdhër mbrojtjeje, e cila të ndjekë rastin duke orientuar viktimën në procesin ligjor dhe marrjen e ndihmës në kohë. 

5/ Rihapjen urgjente të Qendrës Së Gruas/e përcaktuar edhe në buxhetin e miratuar dhe ofrimin e shërbimeve ndaj fëmijëve në risk në momentin e konstatimit të situatës. Jo thjesht shifra dhe mbushje dokumentacioni po shërbim të monitorueshëm. 

6/ Të përpiqemi për përfaqësimin e grave në të gjitha vendet e punësimit dhe strukturat drejtuese apo bordet që ngrihen në 30%, duke respektuar hapësirën ligjore dhe meritokracinë në kritere të bëra transparente në publik. 

7/ Aksesi i barabartë në arsim dhe në shërbimet shëndetësore dhe mundësia për t’u bërë pjesëmarrës me të drejta të plota në jetën politike është e drejta e kujtdo dhe një përbërës thelbësor i demokracisë. Qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi mund të arrihen vetëm nëse trajtohet dhuna dhe diskriminimi kundër grave. Bëhuni pjesë e zërit tonë teksa kryeni detyrat si profesionistë në shërbim të ligjit dhe publikut.
Sigal