Nisin përgatitjet për krijimin e shoqatës “Vëndresha”

628
Sigal

Së shpejti merr jetë shoqata “VËNDRESHA”. Grupi organizator i mbledhur  ditën e shtunë në qytetin e Durrësit  ka ngritur strategjinë për ringjalljen e të gjitha vlerave të Vëndreshës dhe figurave të saj. Historiku i krijimit, traditat e vëndreshallinjve, luftëtarët dhe heroizmi për çlirimin e vendit, vitet e pasluftës deri në ditët e sotme….. Nismëtarët dhe organizatorët e këtij evenimenti të rëndësishëm për trevën e Skraparit, por edhe të gjithë Shqipërisë ishin: Engjëllush Musai, Skënder Kuçi, Bahri Bakiu, Gëzim Aliaj, Hysen Kuçi, Kajmak Zaimi, Rushit Kuçi dhe Enver Saliasi. Ky grup po merret me organizimin juridik dhe shoqëror të organizatës, e cila do jetë e karakterit atdhetaro- kulturor.

Kryetari i Komisionit Nismëtar

Engjëllush Musai