Nishani tregon për herë të parë marrëdhënien e tensionuar me djalin

523
Ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News ka rrëfyer momentin e vështirë me të birin në atë kohë 18 vjeçari pas publikimit në Facebook të tij të një fotoje me një BMW dhe polemikat e shpërthyera më pas në media.
Pjesë nga deklarata: 
Nishani: …por do ju them në mënyrë shumë të sinqertë që ka dhe mjaft, kufizime, limitime në aspektin e jetës personale privatë, atë familjare. Unë mund të them Dritan që personalisht, ndoshta ka të bëjë dhe me natyrën e njeriut që nuk është se i kam përjetuar kufizimet. Për sa kohë i jam angazhuar tërësisht angazhimit zyrtarë, por t’ju them të drejtën fëmija ime e ka përjetuar në një farë mënyre e sidomos fëmijët.
Meqë jemi në një bisedë të tillë më lejoni të tregoj mes jush, një copë interesante nga jeta: Para dy apo tre vjetësh isha në funksionin e Presidentit të Republikës, djali në atë kohë ishte 18 vjeç. Kuptohet një adoleshent 18 vjeçar, moda e facebook-ut dhe afishon në FB një fotografi që ishte në aeroportin e Venës me një makinë BMW që ishte e një shokut të tij , (e një shqiptari të emigruar në Vjenë në vitin 90, nga familja Libohova), që e priste në aeroport, dhe menjëherë pati disa sulme mediatike. “Ç’është kjo makinë”, “Djali i Presidentit me një makinë kaq të shtrenjtë”, “Ku i gjejnë këto para?”.
Unë me thënë të drejtën nuk u shqetësova shumë sepse e kisha parasysh se si janë artikulimet e sotme, ime shoqe u shqetësua dhe i tha: Ç’është kjo makinë, nuk është e jotja, pse e ke postuar? Dhe pati një debat familjar. Djali e hoqi menjëherë dhe e pamë që u trishtua nga mënyra sesi ne ju adresuam. Pas disa orësh e kontaktuam përsëri për t’i hequr atë traumë sociale që i krijuam nga ai komunikim i tensionuar dhe ime shoqe i thotë: Dëgjo Ersi.
Kur babi mos të jetë më President, ti mund të postosh fotografi me shokët, me shoqet e tua në FB, por tani duhet të jemi pak të kujdesshëm. Dhe përgjigjja e tij ishte (se gjithë morali i fabulës që tregova është përgjigja e tij që dha në fund): Kur babi mos të jetë më President, nuk do jem më unë 18 vjeç. Kështu që familja ka pasur ato përjetimet e veta.
Sigal