Nishani: Me rëndësi shkëmbimi ideve në fushën e reformimit të sistemit gjyqësor

473
Përfaqësues nga 14 shtete, pjesë e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave për Gjyqësorin janë mbledhur sot në Tiranë për të diskutuar rreth shkëmbimit të ideve dhe eksperiencave në fushën e gjyqësorit. Në fjalën e tij, Presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, theksoi rëndësinë e një aktiviteti të tillë në shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushën e reformimit të sistemit gjyqësor. 
Ai theksoi se reforma në drejtësi është sfida me të cilën përballet vendi ynë në kuadër të reformave integruese në BE. Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave për Gjyqësorin, mbledh përfaqësues të organizatave gjyqësore administrative nga vendet e SEECP si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Italia Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia, Hungari (Hungaria është pjesëmarrëse në këtë organizëm me dy institucione të saj).
Ky bashkëpunim ndërkombëtar i përfaqësuesve të autorizuar të Autoriteteve Rregullatorë Gjyqësore të rajonit të Ballkanit ka filluar në vitin 2006.
Sigal