Nishani dekreton Floreta Faber si ambasadore në Uashington

514
Sigal

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Floreta Faber, si ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Znj. Floreta Faber emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe të ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezident”, theksohet në dekretin e kreut të Shtetit.
 
Floreta Faber zëvendëson në këtë post ambasadorin aktual Gilber Galanxhi, të cilit prej kohësh i ka mbaruar mandati. Presidenti Nishani, prej kohësh ka mbajtur të të bllokuar zëvendësimin e ambasadorit të Shqipërisë në Uashington. Kohë më parë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit vetëm për këtë çeshtje. Emri i Faber, Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, është propozuar nga qeveria dhe ministri i jashtëm, Ditmir Bushati muaj më parë.