Nishani dekoron me medaljen më të lartë 38 martirët

514
Sigal

Presidenti i
Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar me medaljen më të lartë 38 martirët e
Kishës Katolike.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Nishani ka nënvizuar faktin se,
shumë pjesëtarë të Kishës Katolike ofruan jetën e tyre për lirinë.

“Martirët e
kishës tashmë janë gdhendur në kujtesën e kombit shqiptar”, ka thënë mes të
tjerash Nishani.

Dekorimi nga
kreu i shtetit vjen pak ditë pas lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike
në Shkodër, me nismë të Papa Françeskut.