Nishani dekoron fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, Hajdari: Frymëzim për të vazhduar më tej

612
Gjatë kohës së tij në krye të shtetit presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vlerësuar dhe nderuar personalitete nga fusha të ndryshme të jetës për kontributin e tyre në shoqërinë shqiptare. Por dekoratën e radhës presidenti ia dedikon në një ceremoni të veçantë fondacionit “Fundjava Ndryshe”, duke e dekoruar me titullin ‘për merita të veçanta civile’. Për kreun e shtetit iniciativa e sjellë nga ky fondacion i takon një modeli , kulture e filozofie të re që buron sipas tij tek e vërteta. Ndaj dhe fjalët për fundjavën ndryshe janë të veçanta.
“Ju keni sjellë një model, kulturë dhe filozofi të re që duket konkurruese në hapësirat e shoqërive shumë të konsoliduar në kontekstin e civilizimit e demokracisë. Kjo dekoratë u takon atyre që janë pjesë e nismës që zgjodhën të sfidojnë varfërinë,” tha Nishani.

Sipas kreut të shtetit filozofia në emër të popullit si një trashëgimi e dhimbshme e së kaluarës vjen sot në mënyrën më të suksesshme nga ‘Fundjave Ndryshe’.

“Ne shqiptarët kemi pasur histori dhe trashëgimi të dhimbshme me platformën në emër të popullit por sot ne kemi mundësi që të tregojmë se sa e suksesshme është kjo përfshirje në shërbim të popullit që tashmë tek veprimtaria juaj nuk është retorikë por një realitet të cilin ju e keni sjellë paksa larg atij informacionit dhe zhurmës ë madhe”-tha Nishani.

Dimensionet e përcjella nga fondacioni Fundjava Ndryshe presidenti Nishani ka kërkuar të kthehen në shembuj për të gjithë rininë shqiptare si një mundësi për gjenerimin e energjive pozitive.

Drejtuesi i kësaj nisme, Arbër Hajdari u shpreh se ky nderim u takon të gjithë atyre që janë pjesë e nismës së bamirësisë, ndërsa shtoi se medalja është një frymëzim për të vazhduar më tej nismën e tij.
Sigal