Niset për në Shqipëri, arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj, e nderon NATO

167

Është nisur për në Atdhe arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj. Në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.

Në orën 12.45 avioni pritet të zbresë në bazën ajrore të Rinasit ku dhe do të jetë dhe ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi familjen e nëntetares në Babrru për ti shprehur ngushëllimet.

“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është humbje e madhe për të gjithë ne.” u shpreh ajo.

Zyra e shtypit e kësaj ministrie informon se Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i atdheut”.

Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongreseve.