Niset me varkë drejt Italisë për t’u bashkuar më familjen, vlonjati zhduket!

653
Një shtetas nga Vlora është zhdukur në mënyrë misterioze që prej 72 orësh tashmë, fill pas tentativës për t’u larguar nga Shqipëria drejt Italisë përmes një mjeti lundrues.
Fjala është për Ksandros Imerajn, i cili u nis tre ditë më parë drejt Italisë në mënyrë të paligjshme, për t’u bashkuar me familjen e tij, bashkëshorten dhe fëmijën.
Kanë qenë familjarët e 32 vjeçarit të cilët e kanë denoncuar rastin në policinë e Vlorës. Familjarët e Imerajt kërkojnë ndihmë në gjetjen e djalit të tyre pasi prej tre ditësh askush nuk ka dëgjuar lajme prej tij.
Sigal