Nis sot viti i ri shkollor, rreth 500 mijë nxënës në banka

581
Mbi 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë nisin sot vitin e ri shkollor 2017-2018. Nga ky numër total, rreth 33 mijë vogëlushë do të përjetojnë emocionet e uljes për herë të parë në bankat e shkollës. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkolla fillon më 11 shtator dhe përfundon më 2 qershor 2018 për arsimin fillor dhe 14 qershor për shkollat e mesme. Ndërkohë që pushimet fillojnë në 23 dhjetor dhe përfundojnë në 7 janar. Sa i përket provimeve kombëtare të lirimit, udhëzimi parashikon që ato të zhvillohen në periudhën 11- 30 qershor të vitit 2018. Për maturantët, viti shkollor fillon në 11 shtator dhe do të përfundojë në datën 31 maj 2018. Pushimet me rastet e festave të fundvitit edhe për gjimnazistët fillojnë në 23 qershor dhe përfundojnë më 7 janar. Ndërsa provimet e Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2017-2018 do të zhvillohen gjatë periudhës 1 deri në 30 qershor sipas Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit.
Sigal