Nis sot vetingu në Polici, i pari shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA. Kush janë 47 drejtuesit e policive në listë

95

Pas vonesave disamujore, sot starton procesi i vetingut në Policinë e Shtetit. I pari që do të përballet me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit është Oltion Shehu, shefi i Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. 

policia-e-shtetit

Emri i tij është përzgjedhur përmes procedurës së shortimit mes 45 dosjeve të para të drejtuesve të lartë të Policisë, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, emrat e të cilëve u publikuan më 8 korrik nga KJV. Ministria e Brendshme njoftoi dje se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Seanca e parë dëgjimore zhvillohet sot në orën 12:00, nga trupa e vlerësimit: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj dhe me subjekt rivlerësimi Oltian Shehun. Seancat e vetingut do të zhvillohen në të njëjtin vend, ku përballen me KPK-në prokurorët dhe gjyqtarët. Nga ana tjetër, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit publikoi dje listën e dytë të drejtuesve të lartë, që do t’i nënshtrohen shortit për fazën tjetër të vetingut.

policia-e-shtetit-foto-e-re-627x450

SHORTIMI I DYTE

Në listën e publikuar dje nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit janë renditur emrat e 47 drejtuesve të tjerë të Policisë, dosjet e të cilëve janë marrë tashmë në shqyrtim. Bëhet fjalë për të gjithë drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë, me përjashtim të drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupajt, emrat e të cilëve janë në 45 dosjet e para që i përkasin shortimit të parë. Gjithashtu, në këtë listë janë edhe zv.drejtuesit e policive vendore, ata të Krimeve dhe të Rendit, si dhe drejtuesit e drejtorive vendore të kufirit dhe migracionit. Po kështu, në listën e shortit të dytë janë edhe rektori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj, dhe të gjithë drejtuesit e lartë në Akademi e në Kolegjin e Policisë.

VETINGU

Procesi i vetingut për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me Ardi Veliun, pritej që të niste në fund të muajit korrik, kur edhe u publikua lista me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët. Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe në Gardën e Republikës. Dosjet e vetëdeklarimit janë tërhequr në fund të muajit maj nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit kur edhe nisi puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore. Konkretisht, bëhet fjalë për 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu, për 12 oficerë të lartë të SHÇBA-së, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa dy të tjerë janë drejtuesit e Gardës së Republikës, komandanti Gramos Sako dhe zëvendësi i tij.

EMRAT E DREJTUESVE PER SHORTIMIN E DYTE

1. Alfred Çepe drejtor i Policisë Durrës
2. Hasan Ahmetaj drejtor i Policisë Berat
3. Perlat Vatoci drejtor i Policisë Gjirokastër
4. Artion Duka drejtor i Policisë Vlorë
5. Andon Marko drejtor i Policisë Fier
6. Arjan Muça drejtor i Policisë Elbasan
7. Lorenc Panganika drejtor i Policisë Korçë
8. Ylli Doda drejtor i Policisë Dibër
9. Zef Laska drejtor i Policisë Kukës
10. Niko Brahimaj drejtor i Policisë Shkodër
11. Ferdinand Mara drejtor i Policisë Lezhë
12. Enkeleda Toska drejtoreshë e Kufirit dhe Migracionit Tiranë
13. Ndue Doçi drejtor i Kufirit dhe Migracionit Durrës
14. Idajet Hoxha drejtor i Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
15. Luan Hysenj drejtor i Kufirit dhe Migracionit Vlorë
16. Arben Joco drejtor i Kufirit dhe Migracionit Korçë
17. Zija Sulaj drejtor i Kufirit dhe Migracionit Kukës
18. Krenar Muço drejtor i Kufirit dhe Migracionit Shkodër
19. Bilbil Memaj rektori i Akademisë së Sigurisë
20. Gentjan Shehaj drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit në Akademinë e Sigurisë
21. Ilirjan Mandro dekan në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë
22. Mehdi Çanga drejtori/administratori në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme në
Akademinë e Sigurisë
23. Xhavit Shala drejtor i Qendrës Kërkimore Shkencore në Akademinë e Sigurisë
24. Ylli Vasili drejtor i Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” në Akademinë e Sigurisë
25. Dhimitraq Ziu zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Policinë e Tiranës
26. Arsen Sinamataj zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve
të Rënda në Policinë e Tiranës
27. Edvin Ndreu zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Durrësit
28. Gani Zeneli zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në
Policinë e Durrësit
29. Fatmir Hoxha zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Beratit
30. Arjan Feri zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në
Policinë e Beratit
31. Bajram Marra zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Gjirokastrës
32. Koço Dafa zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në
Policinë e Gjirokastrës
33. Gentian Berberi zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Vlorës
34. Artur Selimaj zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në
Policinë e Vlorës
35. Arjan Kurti zëvendësdrejtor për Krimet në Policinë e Fierit
36. Luigj Vathi zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Fierit
37. Ilirjan Balla zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Elbasanit
38. Albert Nushi zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Elbasanit
39. Alfred Nomani zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Korçës
40. Hamdi Fjora zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në
Policinë e Korçës
41. Erzen Cera zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Dibrës
42. Sadri Ramçaj zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në
Policinë e Dibrës
43. Shkelzen Rexhepi zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Kukësit
44. Albert Pataj zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Policinë e Kukësit
45. Skender Hita zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Shkodrës
46. Afrim Tafa zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në
Policinë e Shkodrës
47. Adriatik Tafçiu zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Lezhës

ZV.DREJTORI I SHÇBA, I DYTI PARA KJV DITËN E PREMTE

Adriatik Ago, zv.drejtor i përgjithshëm i SHÇBA-së
Adriatik Ago, zv.drejtor i përgjithshëm i SHÇBA-së

I dyti që do të përballet me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, siç është përcaktuar nga shorti, do të jetë zv.drejtori i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Seanca dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago, zv.drejtor i përgjithshëm i SHÇBA-së, do të zhvillohet ditën e premte, në orën 12:00. Trupa e vlerësimit përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. “Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago. Subjekti Adriatik Ago, zv.drejtor i përgjithshëm, SHÇBA. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.Data/Ora: E premte, datë 8 nëntor 2019, ora 12:00. Trupa e Vlerësimit: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Mediat mund të regjistrojnë pamje ose foto vetëm në momentet e para, ndërsa gazetarët mund të ndjekin seancën. Mediave u lejohet të filmojnë shpalljen publike të vendimit”, njoftoi dje Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

DOSJET E PARA, NË KORRIK

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, që do të kryejë vlerësimin kalimtar e periodik të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së, ka nisur procedurat për 45 dosjet e para që prej muajit korrik. Pas miratimit të listës me vendimin e datës 20 maj 2019, më 3 qershor janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e vlerësimit për 45 subjekte. Pesë trupat e vlerësimit kanë nisur hetimin administrativ me kërkimin e të dhënave nga institucionet publike dhe private. Ky proces bazohet në tre komponentët e vlerësimit të tyre, kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës, kontrolli profesional. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit njoftoi dje se procesi është në vazhdimësi dhe trupat e vlerësimit në këtë fazë po kryejnë të gjitha procedurat ligjore, siç e përcakton ligji, aktet ligjore dhe nënligjore që normojnë veprimtarinë. Pas përfundimit të procesit të hetimit administrativ, subjektet do të njoftohen për përfundimin e hetimit administrativ dhe caktimin e datës për seanca dëgjimore publike.