Nis sot shkolla, 33 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

833
Femije te klasave fillore, ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne shkollen Misto Mame, ne Tirane.
Nis sot viti i ri shkollor 2018-2019. 32 mijë vogëlushë që do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa 39 mijë maturantët do provojnë këtë vit maturën e re.
Për këtë vit të ri shkollor qeveria shpërndau libra falas, duke kursyer kështu 610 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve që përdoreshin për tekste. Kur nga një anë prindërit kanë nisur që në mëngjes herët të bëjnë gati fëmijët për në shkollë, Policia Rrugore lajmëroi dje se duhej të kufizohej qarkullimi i mjeteve për shkak të trafikut.
Policia u bëri thirrje qytetarëve që të lënë makinat personale në shtëpi dhe të përdorin transportin publik. Ndërkohë, dje nuk mungoi edhe urimi i ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila i uroi suksese të gjithë nxënësve në rrugën e dijes.
Sigal