Nis protesta e opozitës në Berat, akset që bllokohen

535
Sigal

Ka nisur protesta e opozitës së bashkuar edhe në qarkun e Beratit.

Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatë të opozitës së bashkuar janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë Rama. Qindra protestues nga i gjithē qarku i Beratit janë bashkuar në afërsi të Lushnjes, duke bllokuar aksin nacional Berat-Lushnje.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e rrugës nacionale, në vendin e quajtur “Ura e Kuçit”.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat ka angazhuar efektivë të shumtë policie nga 3 komisariatet: Berat, Kuçovë dhe Urë-Vajgurore.