Nis pastrimi i shtratit të Gjanicës, Subashi: Parandalojmë përmbytjet

525
Pas përmbytjeve të javëve të fundit, në Fier ka nisur pastrimi i shtratit të lumit Gjanica.I pranishëm në nisjen e punimeve ka qenë edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Pastrimi i shtratit të lumit dhe thellimi pritet që ti japin fund përmbytjes së banesave dhe biznesve në Fier.
Nis pastrimi dhe zgjerimi i lumit Gjanica në Fier.Ndërhyrja në këtë lumë pritet të ulë ndjeshëm mundësitë e përmbytjeve të shtëpive dhe biznesve në këtë zonë.
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ka ndjekur nga afër fillimet e këtij projekti, ndërkohë që ka pohuar se pas përfundimit të fazës së parë që është nga grykderdhja e Gjanicës deri në Urën e Sheqit do të nisë dhe faza e dytë.
Armando Subashi: “Kur arrijmë të shikojmë në ç’gjëndje është katandisur këtu besoj që është shumë e lehtë për të kuptuar se pse kanë ndodhur përmbytjet gjithmonë e më shumë çdo vit, nga 10- 15 herë në vit. Mendojmë që me këto punime që kemi filluar këtu, pasi jemi shumë afër grykëderdhjes së lumit Gjanica dhe bashkimit me lumin Seman, prandaj e kemi filluar që këtu, mendojmë që në radhë të parë duhet të shmangim përmbytjet që kanë ndodhur në të gjithë këto vite. Dhe sigurisht që kjo pastaj do të jetë si një trampolinë, si një fazë e parë për të vazhduar pastaj me gjithë atë projekt të madh dhe ambicioz që ne kemi për lumin Gjanica”.
Afro një javë më parë në harkun kohor të tre orëve ranë 130 milimetra shi në Fier dhe Mallakastër, duke bërë që lumi Gjanicë të dalë nga shtrati duke përmbytur 550 banesa dhe 170 biznese.
Sigal