Nis operacioni për nxjerrjen e helikopterit nga liqeni

533
Polumbarë dhe ushtarë nga Tirana, të ndihmuar edhe nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës, kanë nisur operacionin për nxjerrjen nga liqeni i Shkodrës të helikopterit të Forcave të Armatosura që u rrëzua dy ditë më parë. Dy ditë më parë, helikopteri EC 145, me numër bordi 637, u përplas në liqenin e Shkodrës, ku mbetën të vdekur dy pilotët Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, si dhe u plagos ushtari profesionist Gerald Baramuça, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sigal