Nis mësymja e policisë në Lazarat, ndalohen 14 persona, në kërkim 7 të tjerë

564
Ka nisur mëngjesin e së sotëm mësymja e forcave të policisë në Lazarat, në kuadër të kapjes së “Grupit të zjarrit”, një ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s dhe plagosjes së dy të tjerëve në këtë fshat. Forcat RENEA kanë kryer kontroll në banesën e vëllezërve Aliko dhe në banesën e Sebastian Shurdhit. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se do të kontrollohet çdo cep i territorit të Lazaratit. Në Fier, mbrëmjen e djeshme ishte dorëzuar Sebastian Shurdhi, i cili është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.
Pjesë e listës së personave të shpallur në kërkim nga Policia lidhur me këtë ngjarje janë edhe 9 persona. Fshati Lazarat vijon të jetë i rrethuar nga rreth 400 forca speciale të pajisura me armatim të rëndë dhe që qarkullojnë me autoblinda, ndërsa kontrolle po ushtrohen në të gjithë zonën ku dyshohet se fshihet grupi i zjarrit.
Shtetasin e shpallur në kërkim janë:
1. Arbion Aliko, 20 vjeç
2. Alban Aliko, 18 vjeç
3. Bervin Basho, 22 vjeç
4. Edmond Boci, 48 vjeç
5. Zhaklin Derxho, 18 vjeç (i vetedorezuar)
6. Xhuljano Nuri, 22 vjeç (i vetedorezuar)
7. Gurim Skënderi, 29 vjeç (i vetedorezuar)
8. Xhemal Gjini, 18 vjeç
9. Fatmir Gërveshi, 20 vjeç (i vetedorezuar)
10. G.B., 17 vjeç (i vetedorezuar)
11. Jeton Kalemi, 21 vjeç (i vetedorezuar)
12. Rustem Mahmutaj, 20 vjeç (i vetedorezuar)
13. Albon Meçi, 20 vjeç (i vetedorezuar)
14. Denis Mahmutaj, 19 vjeç (i vetedorezuar)
15. Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç (i vetedorezuar)
16. Sinan Rabaj, 30 vjeç (i arrestuar)
17. Eligent Basha, 21 vjeç (i vetedorezuar)
18. Albi Mahmuti
19. Svo Shurdhi (i vetedorezuar)
20. Endush Aliko
21. Ani Hiri
Sigal