Protestuesit kanë nisur marshimin në pesë pika kryesore të Tiranës, duke nisur nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Tiranës.
Apeli për marshimin është bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Pas Drejtorisë së Tiranës protestuesit do të nisen drejtë Parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në nisjes së fjalës së tij përpara protestuesve të opozitës, tha se qeveria iu përgjigj thirrjes së opozitës për votën e lirë me dhunë dhe gaz helmues.