Nis Maratona e Tiranës, Veliaj: Është shumë e rëndësishme që të fokusohemi te një qytet i shëndetshëm

503
Sigal

Gazeta Telegraf/ Maratona e
Tiranës ka nisur prej orës 09:00  ku
marrin pjesë mbi 1200 qytetarë të cilët janë regjstruar për t’u bërë pjesë e
kësaj gare vrapimi. Në nisje të maratonës së parë ishte i pranishëm edhe
kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili theksoi rëndësinë e
kultivimit të një jete të shëndetshme.“Është shumë e rëndësishme që të
fokusohemi te një qytet i shëndetshëm. Sigurisht qyteti është asfalt, qyteti
është llaç e tulla, por sigurisht është kulturë, është edhe shëndet. Në qoftë
se kultivojmë një qytet ku secili merret me sport, secili shkon për një jetë të
shëndetshme sigurisht që do të kemi qytetin e ëndrrave tona”, theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku falenderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar për të pasur sot një
Tiranë thuajse pa makina çka mundëson dhe realizimin e maratonës. Veliaj u uroi
suksese të gjithë pjesëmarrësve ndërsa solli në vëmendje se një vlerësim
pozitiv për maratonën e sotme do të na mundësojë një datë zyrtare për maratonën
e vitit tjetër.“Që të mos humbasim kohë ndoshta duhet të fillojmë dhe t’u
urojmë sukses të gjithëve. Shpresoj keni marrë të gjithë çipat, shpresoj që të
gjithë do ta kultivojmë këtë jetë të shëndetshme edhe mbas maratonës. Ne kemi
një datë shumë të rëndësishme, datën 13 në Lisbonë mblidhet Federata Europiane
e Atletikës. Nëse sot ia dalim me sukses, ne do të marrim një datë zyrtare për
vitin tjetër dhe do të fillojmë 1 vit përpara të përgatitemi për një maratonë
të vërtetë që është zyrtare në të gjithë Europën”, tha Veliaj.

Në Maratonën e
Tiranës garojnë 4 kategori:

Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme;

Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë;

Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i
huaj;

Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar
shqiptar apo i huaj.