Nis “lufta” me fishekzjarrët e festave të fundvitit, digjet një banesë në Tiranë

525
Sigal

Si çdo fund viti me rastin e festave në Shqipëri fëmijët argëtohen duke
luajtur me kapsolla fishekzjarrësh që janë shumë rrezikshme. Një ngjarje e
rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një
banese ka shpërthyer në flakë, kjo pas hedhjes së kapsollave nga disa fëmijë të
vegjël. Pakujdesia e tyre ka sjellë rënien e zjarrit në lagjen “Mihal Grameno”,
në Tiranë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të shpëtuar nga flakët
edhe banesat ngjitur saj. Këtë ngjarje e kanë fiksuar banorët në një video që
tregon momentin kur zjarri përhapej me shpejtësi, të cilin për ta shuar u desh
ndërhyrja e zjarrfikësve.