Sigal

Persona të paidentifikuar po fillojnë çmontimin e Teatrit Kombëtar. Çmontimi i Teatrit nisi pasi artistët u larguan nga protesta e sotme.

Fax News raporton në një lidhje direkte se janë hequr dritat e jashtme dhe tabelat.

Janë hequr tabelat e reklamave, tabela kryesore ‘Eja në teatër’, dhe po zhdukën të gjithë prozhektorët e Teatrit!

Robert Budina u shpreh se ky është një provokim.

“Jemi në gjendje të reagojmë. Ky është një veprim që nuk  duhet të bëhet pa u zbatuar ligji. Mund të shkojmë në një prag përplasje. Unë e pashë me shumë pozitivitet diskutimin me ndërkombëtarët.”

Ndërkohë që aktori Neritan Liçaj u shpreh se po i japin urdhërat me gojë dhe kjo është diktaturë. Liçaj deklaroi se  kemi informacion se ka zhvendosje të objekteve brenda Teatrit Kombëtar.