Nipi i vrau gruan dhe ia hodhi në rezervuar, burri: Si e mora vesh lajmin

490
Sigal

Bashkëshorti i Dirta Salajt, Hair Salaj ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa tregon detaje nga krimi në Gjerbës të Mallakastrës.

Në një intervistë për ‘News24’ burri i viktimës pohoi se kishte tentuar që të fliste me gruan e tij, por kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur në telefon.

Ai tha se kishte ikur në Greqi që në muajin nëntor, ndërsa gruaja, Drita, sipas tij nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.

Mes të tjerash ai shton se lajmin për zhdukjen e gruas ia kishte dhënë vëllai i tij përmes një telefonate.

Ai mes të tjerash tha se do të kërkojë drejtësi, pavarësisht faktit se pas ngjarjes është nipi i tij (djali i kushëririt të tij).

Si e mësuat ngjarjen??

Unë isha në Kretë të Greqisë. E marr në telefon dhe nuk ma hapte. Më njoftoi vëllai i madh në telefon. Këtu kishte ardhur policia në orën 1 të natës. Më njoftoi në mëngjes. Ndjeva direkt.

Ju iknit shpesh në Greqi?

Tani në fund të nëntorit ika.

Ju kishte shprehur Drita më përpara ndonjë frikë?

Jo kurrë. Kishte ndenjur shumë herë vetëm.

E besuat se mund të kishte diçka që nuk shkonte?

Na thanë se është dera e mbyllur dhe nuk ka njeri. Kur kishin hyrë brenda dhe e kishin parë shtëpinë përmbys, atëherë thash se diçka ka ndodhur.

Thanë se është nipi. Sa e besoni këtë gjë? A do kërkoni drejtësi?

Po nipi. Patjetër që po, do kërkojmë drejtësi. Edhe fëmija po të ishte, një krim ndaj prindërve, duhet të ndëshkohet.

Keni komunikuar me ndonjë familjar të nipit?

Jo jo, absolutisht.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi më 5 janar, por që u zbulua vetëm ditën e djeshme. Gjithçka e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur.

Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Kanë qenë familjarët e saj të cilët dy ditë më vonë sinjalizuan policinë, ndërsa më pas u zbulua edhe ngjarja e rëndë.

Aktualisht Luis Saliaj, Sindi Shehaj si dhe Ervis Zotaj ndodhen pas hekurave, pasi akuzohen se torturuan dhe më pas lidhën dhe e hodhën në rezervuan 50-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj vdekjen.