Nikolla rikthen në punë mësuesit e shkollës

457
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka rikthyer në punë stafin pedagogjik të Shkollës së Mesme të Bashkuar në Hotolisht të Librazhdit. Çështja, e cila u shndërrua në një debat politik në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë ka gjetur zgjidhje pas ndërhyrjes së Nikollës, e cila ka qenë sot në Hotolisht. Nikolla tha se ka diskutuar me mësuesit për situatën e krijuar, pasi bëhej fjalë për një vendim drastik.
“Këto janë një staf që vijon detyrën, por me një refleksion të ri në kuptimin e përmirësimit edhe të atyre momenteve të veçanta që mund të çojnë në vendimmarrje të tilla kaq drastike. Vijojnë punën, por me detyra të reja për t’i thënë jo vetëm jo dhunës në të gjitha format që ajo vjen, por edhe për të ndjerë dhe një lloj aktivizmi krejtësisht tjetër të kësaj shkolle në kuptimin e një shkolle të re me aktivitete”, – tha ministrja. Një ditë më parë, Ministrja e Arsimit, deklaroi se transferimi i tyre është bërë për shkak të dhunës që ushtronin.
Sigal