Nikolla në Komisionin e Integrimit: Në tetor inspektim të gjitha shkollave

466
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e pranishme sot në Komisionin e Integrimit raportoi lidhur me ligjin e ri të arsimit. Në fjalën e saj Nikolla deklaroi se ka gjithsej 38 mijë mësues dhe se 4 mijë prej tyre nuk kanë arsimin përkatës. Sipas ministres Nikolla në tetor do të fillojnë edhe inspektimet përkatëse në të gjitha shkollat e vendit. 
“Është folur për 4 mijë mësues në shkolla të cilët nuk kanë arsimin përkatës. Në tetor ne do të nisim inspektimet në të gjitha shkollat e vendit. 175 mijë nxënës po marrin mësim nga mësues pa arsim. Në zonat e thella kryesisht ka mësues pa arsim përkatës”, deklaroi Nikolla në Komisionin e Integrimit.
Sigal