Nikolla në Elbasan, mbron reformën: Asnjë lek privatit

185
Në kuadër të informimit për procesin e Maturës Shtetërore, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte këtë të hënë në gjimnazin “Dhaskal Todri”, në Elbasan.
Nikolla zhvilloi një bashkëbisedim me maturantët, gjatë të cilit tha se reforma që i është bërë sistemit arsimor ka sjellë një cilësi të shtuar në auditore.
“Në programe studimi, si për shembull mësuesia në matematikë, rreth 30 për qind e të pranuarve në vitin e parë ka një notë mesatare mbi 8, gjë që kishte vite që nuk ishte shënuar”, deklaroi Nikolla. 
Nikolla vuri në dukje se tashmë asnjë fond nuk shkon për universitetet private dhe se aktualisht në vend ka 20 universitete private më pak. 
Ministrja e Arsimit shtoi se universitetet i janë rikthyer misionit të tyre dhe nuk janë më kioska ku shpërndahen diploma.