Nikoll MARKU: Ari shqiptar në komunizëm është ruajtur si sytë e ballit, sot…

2569
-Vijon nga dje-
Sigal

Ku gjendet ari?

1-Sasi të vogla ne të gjithë shkëmbejë me origjine vullkanike. Xeherorë të tillë
mund të kenë përmbajtje ari deri 30 gr/ton.
2- Ari gjendet në damarët qe janë në forme pyke të bllokuar mes shtresave kuarcore.
3-Në lumenj. Gradualisht, damarët që kanë ar dhe qe i rreh dielli, shirat dhe era çahen dhe ari i grimcuar brenda del që andej. Pastaj grumbullohen në grykën e lumenjve dhe ne lumenj ne trajtë thërrmijash ose kokrra të vogla. Ky lloj ari njihet si ari aluvial ose depozitues.
4-Në sipërfaqen e tokës: Disa here mbi sipërfaqen e tokës janë gjetur dhe gjenden akoma copa ari me forma të ndryshme të cilat janë vendosur kuturu. Këto copa disa herë mund to arrijnë përmasa të jashtëzakonshme. Më i madhi qe është gjetur deri tani është gjetur në Australi që quhej “I pa njohuri, i mirëprituri” dhe peshonte rreth 70 kg. Ky zbulim u bë në vitin 1869 në shtetin australian të Viktories. Sot copat e arit që mund të jenë të vogla sa një kokë shkrepëse janë më të rrallë se diamantet e çmuara.
Një pjese e arit përdorët ende për të prodhuar ar monedha. Vendi ku bëhen monedhat dhe qe është prodhuesi me madh ne bote është Perthi në Australinë Perëndimore. Prodhim monedhash ka edhe në vende të tjera por nuk hidhen në qarkullim. Në qarkullim janë vetëm medaljet që nëpër kampionate. Sot ari është kthyer ne lingota dhe, mbahet si vlerë bankare. SH B A kanë në depot e tyre numrin më të madh të lingotave të arit. Sot rreth 80 % e arit që nxirret (rreth 1600 ton) përpunohet për të bërë bizhuteri. Çdo vit rreth 200 ton ar përdoret për të prodhuar pajisje elektronike, televizorë, vidio, celular, kompjuterë, etj. Edhe CD-të e cilësisë së lartë kanë një shtrese të hollë ari që garanton cilësinë e tij. Përmbajta e Arit në vendburimet bakërmbajtëse të Mirditës luhatet nga 0. 5 deri 2. 5 gr/ton dhe në raste të veçanta, në blloqe minerali në përmbajtje të lartë bakri si në bllokun minerar të Gurthit, Munellës dhe në ish minierën e Kurbneshi përmbajtja e Arit arriti në mbi 7 gr/ton. Laboratori i Uzinës së Bakrit Rubik ka meritën e ndjekjes ne vazhdimësi të përmbajtjes së Arit. Argjendit. Selenit etj. që nga mineralet e deri në standardizimin e produktit përfundimtare. Ka një raport të rregullt midis përmbajtjes se bakrit, arit, argjendit dhe platinit në strukturat e ndryshme mineralogjike të mineralit bakërmbajtës. Përmbajtja e Argjendit p. sh. është 12-15 herë më e lartë se përmbajtja e Arit. Ari në vendburimet e Mirditës është përqendruar kryesisht në xeheroret e Perlatit, Spaçit, Gurthit, Muneile, Qaf-Bari, etj
Nga disa analiza të bëra ne Afrikën e Jugut del se në sterilet e depozituara në dambat e fabrikës se Kurbneshit. Repsit dhe Rrëshenit përmbajtja e Arit luhatet nga 0 8 deri ne 3 gr/ton. Pjesa më e madhe e sterileve nuk janë depozituar nëpër damba për tu ripërpunuar me vonë por kanë marrë rrugën për në lumë.

Argjendi



Argjendi është metal fisnik i bardhe, është i butë dhe me plasticitet shumë të mirë. Eshtë metal me qëndrueshmëri të mire kimike. Tretet lehtë në acid nitrik, në acid sulfurik të nxehtë dhe në tretësira alkaline të cianureve Argjend. Gjendet shpesh në trajtë të lirë, së bashku me arin, bakrin, antimonin, mërkurin etj. Temperatura e shkrirjes së argjendit është 960 5°C, fortësia sipas Brinelit. kg/cm2 është 25 ndërsa sipas Mosit është 2. 7. Gjate tretjes në ujë mbretëror formohet një sasi AgCI që më pas tretet në solucion. Acidet organike dhe bazat nuk veprojnë mbi Argjendin. Kripërat e Argjendit si AgNO3. AgCI. Ag2J etj, paraqesin interes praktik. Argjendi njihet që nga antikiteti. Emri i tij vjen nga greqishtja e vjetër “Argos” që do të thotë
shndritshëm. Argjendi ka aftësi pasqyruese, telëzohet dhe petëzohet mire. Për shkak të butësisë sikurse dhe ari nuk përdoret kurrë i pastër, por gjithnjë në trajte lidhjesh metalike me bakrin (80-90%Ag). Përdoret shume në punimet artistike, në elektroteknike si përcjellës i mirë i elektricitetit, përdoret në veshjen e metaleve jo fisnik për ti zbukuruar dhe mbrojtur nga oksidimi. Lidhjet Ag – Pd (0-30%Ag) përdoret si katalizator për hidrogjenimin e acitilenit. Gjatë shkrirjes thith nje sasi të konsiderueshme oksigjeni por gjate ftohjes se masës së shkrire oksigjeni tenton të dale duke formuar ne sipërfaqe një krater të vogël. Ndaj duhet kujdes gjate shkrirjes dhe ne procesin e derdhjes se argjendit qe të mos ngopet me gazra, duke krijuar mundësinë e këputjes së tij gjate telëzimit, duhet të përdoret flakë reduktuese ne procesin e shkrirjes dhe derdhjes.
 Është i qëndrueshëm ndaj oksidimit, humbja e shkëlqimit të objekteve prej argjendi shpjegohet me formimin e sulfurit të tij Ag2S nen veprimin e sulfurit të hidrogjenit qe ndodhet ne atmosfere.
Që në vitin 326 p. Kr. u zbulua se argjendi ruante ujin nga prishja. Vërtetohet se Ag ngordhte disa mikro-organizma që shkaktojnë sëmundje në stomak dhe zorrë. Pra mjafton disa të milionat e gramit të tretur në ujë për ta mbajtur atë sterile për një kohë të gjatë. Po të vërejmë me kujdes del se të gjitha substancat edhe elementët kimik të pastër treten pak në ujë. Ky fenomen ndodh edhe tek argjendi, mjafton që uji të bjerë në kontakt me argjendin. Vetia mikrob-mbytëse e argjendit dhe kripërave të tij po bën të mundur përdorimin e tij gjerësisht në mjekësi për shërimin e sëmundjeve të lëkurës qofshin këto edhe kanceroze, për shërimin e plagëve, djegieve, për përgatitjen e garzave dhe pambukut të sterilizuar, për pastrimin e ujit etj. Nitrati i argjendit po përdoret në mjekësi kundër inflamacioneve të mukozës së gojës, në përpunimin paraprak të lëkurës për eliminimin e ekzemave profesionale, për heqjen e kallove, (kallositatës), lythat, herpes zoster etj. Për dhëmbët dentistët përdorin një aliazh argjend: platin respektivisht 2 me 1 (platinoidin). Për mbushjen e dhëmbëve përdoret një përzierje argjendi, ar, kallaj dhe mërkuri. Shumë kohë është përdorur guri i xhehnemit për të djegur puçrrat e lëkurës. Ky përgatitet nga përzierja e nitratit të argjendit me nitratin e kaliumit në formë kalemi. Ag është bashkëshoqërues me bakrin, arin, platunin, kromin, mërkurin dhe antimonin. Shumica e prodhimit të argjendit ne bote është nen produkt i përpunimit të xeheroreve të bakrit, zinkut, plumbit, arit si dhe nga xeheroret natyror. Përftohet me ane të amalgamimit. cianurimit ose me shkrirje. Në mineralet e bakrit ne Mirdite, përmbajtja e Argjendit është relativisht e lartë.
 Prodhimi i argjendit ne uzinën e bakrit Rubik erdhi si nënprodukt i përpunimit të mineraleve bakërmbajtës. Pirustët, banoret e pare të Mirditës se sotme janë marre me nxjerrjen dhe përpunimin e argjendit. Puna e tyre si argjendarë të zot vazhdoi deri ne mesjete(shekull i VIII). Karl Pac shkruante”… ne nëntokën e Mirditës gjenden tre burime argjendi pak a shume ne verilindje të qytetit të Lezhës. Edhe sot në Mirditë mund të gjesh stoli argjendi me një punim artistik të mrekullueshëm. Prodhimi i argjendit nga stërnipërit e pirustëve u rishfaq pas vitit 1966 ne Uzinën e Bakrit Rubik. Deri ne vitin 1990 uzina e Rubikut prodhoi rreth 25 ton argjend me një përmbajtje 99. 90% Ag. Ai u përdor për shume vite ne disa ndërmarrje artistike të Tiranes, Shkodrës, Kavajës etj. Pjesa me e madhe u depozitua ne BSHSH si metal i çmuar krahas arit. Prodhimi i Argjendit nga Uzina e Bakrit RUBIK ndër vite është:

Viti 1968 117 kg Viti 1979 1759. 5 kg
„ 1969 – „ 1980 1565. 5 kg.
„ 1970… … – „ 1981 1757 kg.
„ 1971 – „ 1982 2041. 6 kg.
„ 1972 914 kg. „ 1983 2147. 4 kg.
, 1973 … . — 1984. 1907. 4.
, 1974 … . 960. 3 kg. „ 1985. 1714. 6 kg.
, 1975 507. 6 kg. „ 1986. 562. 6 kg.
, 1976 … . 711. 3 kg. 1987. 1503. 08 kg.
, 1977 … . 1680 kg. , , 1988. 1679. 65 kg.
, 1978 … . 1658 kg. „ 1989. 1614. 6 kg
, , 1990. . 1502. 33 kg

Për çdo kallëp argjendi që do dorëzohej pranë Thesarit të Shtetit (në B. SH. SH. ) Uzina e Rubikut e shoqëronte me një vlerësim cilësor dhe i vendoste stampën: Uzina e Bakrit Rubik 99. 90% Ag. Toleranca e gabimit për arin ishte 0, 06%. Në vitin 1988 kjo sasi argjendi e prodhuar nga U. B. Rubik dhe e depozituar në Thesarin e Shtetit u dërgua për standardizim dhe depozitim në “Banke Union të Zvicrës”.