Niko Peleshi tallet me 320 nxënësit rom 7-14 vjeçar në Korçë, u jep 76 lekë ushqim në ditë

850
Vjollca KUTA
Sigal

Pas kolektivizimit racist në një shkollë të vetme nën petkun e një projekti, fëmijëve të këtij komuniteti u jepet lëmoshë 

Këta nxënës vazhdojnë të zhvillojnë mësim, të grumbulluar vetëm në një shkollë të qytetit, të veçuar nga moshatarët e tyre jo rom e jo egjiptian! Me projektin 3.2 milionë dollarë, të menaxhuar financiarisht nga OJF e ortakëve “Peleshi-Filo” (me vendim bashkie), fëmijët rom e egjiptian të ciklit arsimor 9 vjeçar, nuk janë lejuar për t’u regjistruar në shkollat 9 vjeçare të lagjeve e zonave ku ata banojnë
Raporti i katër ditëve më parë, I publikuar nga KiE, për t’i hapur “derën” Shqiëprisë për hyrjen në BE, përcakton si kusht kryesor edhe respektimin e të drejtave të komunitetit rom, duke i dhënë fund diskriminimit të tejskajshëm që vazhdon i bëhet kësaj pjese të shoqërisë shqiptare. Edhe këtë vit, Niko peleshi ka përsëritur të njëjtën tallje harbutëotre e diskriminuese me fëmijët e komunitetit rom në Korçë, nxnës të shkollës 9 vjeçare “naim Frashëri”, të cilët Niko Peleshi i ka kolektivizuar në këtë shkollë, të veçuar nga nxenësit, fëmijë të komuniteteve të tjerë, duke manifestuar haptazi një racizëm që nuk e gjen as në vendet e Botës së Tretë! këtë veçim të fëmijëve rom në shkollë të veçantë, Niko Peleshi e ka bërë kur ishte kryetar I bashksië së qytetit të Korçës, me një projekt 3.2 milionë USD, 80% e të cilave u zhdukën me letra false e tendera fiktivë! i cili gjatë sundimit të tij në krye të bashkisë së Korçës, përveç aferave korruptive me fondet e investimeve e shërbimeve publike të qytetit, ka manifestuar haptazi edhe racizmin ndaj komuniteteve rom e egjiptian.

Porjektet e OJF-së “Peleshi Filo|, kanë grumbulluar qëlimisht fëmiëjt rom vetëm në një shkollë

Fëmijët rom dhe egjiptian në Korçë, të cilët vazhdojnë arsimin 9 vjeçar, nuk janë lejuar të jenë pjesë e nxënësve kolektivave të nxënësve në shkollat e tjera të këtij qyteti, mbasi me një projekt të bashkisë Korçë, të futur në veprim prej Niko Peleshit në vitin 2007 dhe të vazhduar prej kryebashkiak Filos së lënë si trashëgimtar prej Peleshit, fëmijët romë dhe egjiptianë janë “kolektivizuar” për mësim vetëm në shkollën 9 vjeçare “Naim Frashëri”. Në këtë shkollë, të gjithë nxënësit janë fëmijë të komuniteteve rom e egjiptian. Përse? Kështu ka vendosur Bashkia, kështu ka miratuar Drejtoria Arsimore Rajonale, kështu ka dhënë miratimin Ministria e Arsimit, kështu ka bërë VKM edhe Qeveria “Rilindja”, procedurë që përsëritet formalisht në çdo fillim viti shkollor, me të njëjtin tekst VKM-je, të cilit i ndryshohet vetëm viti, data, numri dhe emri kryeministrit sipas qeverive! Me një projekt 3.2 milionë dollarë, të menaxhuar financiarisht nga OJF lokale e qendrore që kontrollohen prej familjarëve, ortakëve në biznese dhe miqve të Niko Peleshit në Korçë e Tiranë dhe të disa familjarëve të deputetëve e ministrave që kanë OJF me program integrimin dhe barazinë në trajtimin arsimor të këtyre komuniteteve, fëmijët rom e egjiptian të ciklit arsimor 9 vjeçar, nuk janë lejuar për t’u regjistruar në shkollat 9 vjeçare të lagjeve e zonave ku ata banojnë. Pse? Sepse, sipas projektit “Peleshi” të futur në zbatim përpara 8 viteve kur nisi detyrën si kryetar bashkie i qytetit të Korçës, këta nxënës vazhdojnë të zhvillojnë mësim, të grumbulluar vetëm në një shkollë të qytetit, të veçuar nga moshatarët e tyre jo rom e jo egjiptian! Me projektin 3.2 milionë dollarë, të menaxhuar financiarisht nga OJF e ortakëve “Peleshi-Filo” (me vendim bashkie), fëmijët rom e egjiptian të ciklit arsimor 9 vjeçar, nuk janë lejuar për t’u regjistruar në shkollat 9 vjeçare të lagjeve e zonave ku ata banojnë. Pse? Sepse, sipas projektit “Peleshi” të futur në zbatim përpara 8 viteve kur nisi detyrën si kryetar bashkie i qytetit të Korçës, këta nxënës vazhdojnë të zhvillojnë mësim, të grumbulluar vetëm në një shkollë të qytetit, të veçuar nga moshatarët e tyre jo rom e jo egjiptian! 
Ja vendimi për bursën ushqimore 76 lekë në ditë, do t’u jepet për fëmijëve rom, nxënës të shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri në Korçë për vitin mësimor 2016-2017, por që fillon nga 1 janari 2017

VENDIM

1. Miratimin e projektit pilot për dhënien e 350 (treqind e pesëdhjetë) bursave/ kuotave ushqimore për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, Korçë, për vitin shkollor 2016-2017. 
2. Vlera e bursës/kuotës ushqimore ditore është 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në ditë për nxënës, për mbulimin e kostos ushqimore. Vlera e bursës/kuotës ushqimore, që do t’u ofrohet nxënësve në mjediset e shkollës në formën e shërbimit ushqimor ditor të paketuar për çdo nxënës për 170 (njëqind e shtatëdhjetë) ditë mësimore, jepet sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 
4. Fondet publike për mbulimin e shpenzimeve për bursat/kuotat ushqimore rialokohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për Bashkinë Korçë dhe administrohen nga kjo bashki.
“Për normat e punës mësimore – edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2017.