Sigal

Pas rënies së temperaturave me disa gradë këtë javë, sinoptikanët parashikojnë një rritje të lehtë të tyre me 2 gradë C gjatë ditës së shtunë dhe të diel dhe ditës së parë të javës së ardhshme.

Kushtet e motit parashikohen të përkeqësohen ditën e martë, si pasojë e masave të ftohta ajrore që do të vijnë nga veriperendimi i Europës, të cilat do të sjellin ulje të ndjeshme të temperaturave dhe rreshje intensive shiu.

Por një ditë më pas parashikohet përmisimi  kushteve të motit. Çdo gjë duket se do të ndryshojë ditën e e enjte me 1 nëntor kur dhe vlerat e temperaturave do të pësojnë rënie me disa gradë C.

Fundjava e ardhëshme e cila përkon me ditët e para të muajit nëntor parashikohet të jetë e ftohtë, pasi vlerat e temperaturave do të jenë në rënie gjatë gjithë këtyre ditëve.

E shtunë, 27 tetor:

Moti do të jetë me  vranësira mesatare deri të dendura të pasura nga rreshje shiu në veriperëndim dhe Jugperëndim të vendit. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4-5  lartësi  vale 1,5 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         7/21°C
Zonat e  ulëta          12/26°C
Zonat  bregdetare   14/26°C