Ngrihet Task-forcë për dokumentat fallso të pronave

453
TIRANË – Tashmë kushdo që ka falsifikuar dokumente për të fituar pronësinë mbi objekte të ndryshme, do të duhet të “frikësohet”. Kjo pasi për verifikimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë, prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka ngritur një Task-Forcë të posaçme hetimore.
Llalla do të mbajë në Prokurori një takim me drejtuesit e policisë për të diskutuar mbi detajet e punës së kësaj Task-Force e cila vë në sitë dosjet e pronave.
Sigal