Ngrihet helikopteri i Forcave të Armatosura, shpëtohen 4 vetë nga ngricat

467
Sigal

Dy helikopterë “Cougar” janë në fluturim në mision
shpëtimi.  Njëri prej tyre fluturoi drejt
fshatit Iballe të Pukës, ku ndodheshin 3 persona të izoluar në një minierë. Mes
tyre ishte dhe administratori i kompanisë Lekë Bicuku, i cili shfaqi probleme
shëndetësore ditën e sotme. Ata u morën dhe u transportuan në qytetin e Pukës.

Ndërsa helikopteri i dytë përfundoi me sukses
gjithashtu një mision në fshatin Konaj të Fanit për shpëtimin e një gruaje
shtatzënë.
Ndërkohë një tjetër helikopter është nisur për shpëtimin e një personi në
Arrëz të Kukësit pasi rrezikon jetën.

Më herët Forcat e Armatosura ndërhynë nga ajri edhe
në dy raste të tjera, duke shpëtuar jetën e një personi në Koman dhe një
personi tjetër në Tepelenë. Forcat e Armatosura gjithashtu janë të angazhuara
në terren me mjete dhe njerëz.