Ngrihen 6 pika emergjence në Tiranë për tërmetet/ Ku të shkoni nëse keni nevojë për ndihmë

479
Sigal

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rrugën “3 Deshmorët”, Yzberisht;

2- Liqeni i Thatë;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;

4- Stadiumi “Dinamo”;

5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;

6- Shkolla “Betim Muço”, Kombinat.

Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.