Ngjyra mavi, simbol i Xhorxh Soros

912
Sigal

George Soros del
hapur: Shpall revolucionin mavi në SHBA…mavi si “Rilindja” jonë!

 

Të nesërmen e
humbjes çifti Klinton hyri në sallën e hotelit ku e prisnin në Manhatan me një
të purpurt të dukshme në veshjen e tyre. Kjo ngjyrë nuk kaloi pa rënë në sy të
mediave, të cilat pasi u interesuan, morën përgjigjen nga zëdhënësi se “është e
kuqja dhe bluja e flamurit amerikan të shkrira së bashku që japin ngjyrën e
purpurt (mavi)”.

Por në fakt ky
simbol shënoi fillimin e atij që ka filluar të quhet në SHBA si “revolucioni i
purpurt (mavi)” i nxitur dhe financuar nga spekulanti famëkeq Xhorxh Soros.
Sipas mediave amerikane, ky “revolucion” synon të bllokojë presidentin e ri
Trump në masat që pritet të marrë kundër Sorosit dhe disa prej politikave të
dështuara të Obamës. Strategjia e revolucionit mavi është tipike e stilit Soros
– vazhdojnë mediat amerikane – me protesta në rrugë (tip “Mjafti” të Veliajt me
“Nano mjaft” etj) dhe përçarje politike. Kush do më shumë informacion për këtë
punë, le të shkruajë në google: soros, purple
revolution, hillary clinton
dhe ka informacion pafund.

Por ne na
intereson tjetër gjë: besoj se secilit
që po lexon këto rreshta, sa ka hasur
“Revolucioni
i purpurt” i ka ardhur ndërmend rilindja jonë dhe e purpurta (mavija)
  të cilën Edi Rama i veshi Partisë në të cilën
hyri kollovar, por më pas i mori gjithçka.

E purpurta
(mavija) është ngjyra e Xhorxh Soros. Aty ku tashmë ai ka instaluar perandorinë
e tij, ka ngulur edhe simbolin mavi.

E kuqja ka qenë
logo e PS para Rilindjes. Këto kanë qenë edhe ngjyrat e simbolet, të cilat janë
të njëjta me ato të Internacionales Socialiste.

Me këto ngjyra
dhe për to kanë luftuar socialistë e simpatizantë të së majtës në kohë të mira
e të vështira. Le të kujtojmë zgjedhjet e Libofshës në maj ’94, referendumin e Kushtetutës
në nëntor ’94, zgjedhjet e vitit 1996, ku socialistët protestuan, u rrahën por
sërish vazhduan betejën.

Me këto ngjyra e
simbole erdhën në pushtet në vitin 1997 dhe për 8 vite e mbajtën atë pushtet.
Mirë të kuqen, që e kemi edhe në flamur edhe në nishanet e PS-së, po blunë, ku
e gjeti Edi Rama që na prodhoi këtë mavi:

Shih në foton
kryesore kravatën e Bill Klinton dhe jakën e gjerë të Hillari Klinton, në
shpalljen e “revolucionit mavi” të Soros në SHBA dhe krahasoje me këtë mavi
këtu. Ju kujtohet që Lal’Eri kur thoshte se e kishte komplimentin më të madh
kur e quanin njeriun e Soros? Nëse jo, kliko këtu dhe shihe me zë e figurë.

 

Kaq mjafton për
ta ilustruar se këta e kanë për nder që janë satrapët e Soros në këtë vend.

Nëse Amerika ka
se si i zgjidh hallet e veta me revolucionin, me mavinë dhe sidomos me Sorosin,
ne hallin e kemi shumë herë më të madh. Tek ne revolucioni mavi është fituar
nga klika e Sorosit. Satrapët e tij (Rama e Veliaj në krye) tashmë kanë
pushtetin dhe po punojnë për ta mbajtur gjatë. Sot Shqipëria është çiflig
privat i spekulantit famëkeq Xhorxh Soros dhe po administrohet me shumë përpikëri,
për interesat personale të atij manjati nga njerëzit e përzgjedhur me shumë
kujdes në vite. Jo më kot janë rikthyer pinjollët  e bllokut në pushtet dhe sahanlëpirësit e
atij sistemi. Ata nuk kishin nga shkonin kur ndryshoi sistemi. Soros “u kujdes”
për ta. Krijoi programe, projekte, institute, derisa revolucionin e purpurt e
instaloi bukur bukur në vendin e shqipeve.

Që projekti të
funksionojë duhet që të mos të të çajë kokën opozita. Për këtë arsye gjithë
mediat e kapura nga Rama vazhdojnë të sulmojnë dhe thumbojnë vetëm Sali
Berishën. Jo rastësisht në “Portokalli”, e tek media e Ramës fryhet teoria se
“Bashën nuk e lë Berisha”.

Përkundrazi!
Kryetari tashmë jo më i ri i PD-së është pjesë e lojës. Një opozitë kukull,
impotente, burokratike, që merret me vogëlsira e deklarata boshe, që gjoja
është tejet e angazhuar në gjëra madhore se dekriminalizimi, reforma në
drejtësi e ajo zgjedhore e gjoja prej tyre nuk ka kohë e vëmendje për
angazhimet e tjera, është fiks ajo që i duhet një pushteti të tillë. Një
opozitë që vetëm humbet në çdo garë e betejë, që demotivon elektoratin e vet e
që nuk ndjek në asnjë rast çështjet e ditës dhe hallet e qytetarëve. Ajo duhet
që çdo të enjte të bëjë zhurmën në teatrin e Kuvendit e për ta parë më shumë
bota se shqiptarët tashmë të nënshtruar në perandorisë mavi Soros se në vend ka
demokraci, ka edhe opozitë!

Tragjike është
si për anëtarësinë e PS–së ashtu edhe për atë të PD-së. Ata kanë ngecur në
grackën e gardheve të partisë përkatëse me dhimbjen e kafshimit të ujkut por me
lutjen “Zot bëje ëndërr”. As shumica e anëtarësisë së PS–së aq më pak ata të PD–së
nuk duan ta pranojnë këtë realitet, edhe pse që të dyja palët tashmë janë
vasalë në perandorinë personale të miliarderit që luan si macja me miun me
jetët e shteteve të tëra, përfshi edhe atë më të fuqishmin e botës.

Për fat, SHBA i
ka mekanizmat për ta tretur revolucionin mavi dhe për t’i gjetur një vend të
ngrohtë spekulantit globalist Xhorxh Soros. Çështja është se në këto kushte të
krijuara kemi ne një shans të madh për të nisur revolucionin antisoros, për t’i
kthyer PS–së të kuqen dhe PS-së blunë dhe Shqipërisë demokracinë.